Therja me thikë në Shkodër, autori ende në kërkim, familja e tij largohet nga shtëpia. Ç’ndodhi sot në banesën e viktimës

Aug 28, 2018 | 14:11
SHPËRNDAJE

Autori i vrasjes së Alfred Pëllumbit në Shkodër, vijon të jetë në kërkim nga policia. Fredi Pllumi 27 vjeç qëlloi me thikë në zemër fqinjin e tij, pasi 54-vjeçari e kishte denoncuar për vjedhjen e shtëpisë.

Dyert e dy familjeve sot qëndrojnë të mbyllura. Në banesën e viktimës familjarët po organizojnë ceremoninë mortore me dyer të mbyllura. Nga ana tjetër, edhe në familjen Pllumi dyert janë të mbyllura. Prindërit e 27-vjeçarit janë larguar nga lagjia dhe askush nuk ka informacion për ta. Frika e ndonjë hakmarrje të mundshme mes familjeve ka bërë që policia të jetë vigjilente dhe t’i mbajë nën vëzhgim.

Vrasja mendohet të ketë ndodhur për një kallëzim në polici ditën e dielë. Viktima kishte denoncuar për vjedhjen e shtëpisë dhe përmendi emrin e Fredi Pllumit. Ky i fundit u thirr nga uniformat blu për të dëshmuar dhe më pas u la i lirë. Një ditë më pas, autori dhe viktima patën një konflikt pikërisht për këtë shkak. Në debat e sipër, 27-vjeçari gjaknxehtë qëlloi me thikë në zemër Alfred Pëllumbin, i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda. /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura