Theret me thikë 17-vjeçari, plagoset kushëriri i tij

Apr 10, 2018 | 20:21
SHPËRNDAJE

Një 17 vjeçar nga fshati Gjinovc i Suharekës, ka vdekur nga therja me thikë që ka ndodhur sot pas mesdite në stacionin e autobusëve në Suharekë.

Tre persona të dyshuar, të mitur, kanë sulmuar me thikë viktimën 17 vjeç dhe familjarin e tij një vit më të rritur.

skene-krimi-1-e1511112904653-780x439_1523382837-3715793

Ky i fundit 18 vjeçar, është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku është futur menjëherë në sallën e operacionit.

Ndihmë në këtë spital kanë kërkuar edhe dy prej tre sulmuesve të dyshuar, pasi gjatë përleshjes kanë marrë lëndime të lehta.

Viktimat dhe sulmuesit kishin pasur mosmarrëveshje edhe më parë.

Policia ka arrestuar tre të dyshuarit që janë po ashtu nga rajoni i Suharekës, dhe janë në procedura të intervistimit.

Gazeta Express ka arritur të mësojë se i mituri që ka ndërruar jetë dhe i plagosuri tjetër janë familjar të afërt të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Madje, viktima 17 vjeç, që ka ndërruar jetë pa mbërritur ne spitalin e Prizrenit, është edhe djali i vetëm i familjes.

Për këtë të fundit sipas infomacioneve që kemi marrë nuk është njohur si problematik, derisa ka vijuar mësimët në një nga shkollat e mesme në Suharekë.

Ndërsa, tre sulmuesit, siç ka mësuar Gazeta Express dhe T7, njihen si persona problematik dhe të padisiplinuar.

Kontakti me familjar të viktimave ka qenë i pamundur, pasi ne kemi qëndruar në Suharekë, shumë pak kohë pasi ka ndodhur rasti, dhe jemi informuar se familjaret përveçse të tronditur kanë qenë duke u përgatitur edhe për te hapur të pamën. /Gazeta Express/.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura