Theresa May zbulon bisedën me Trump: Më tha që ta padis BE-në për Brexit-in

Jul 15, 2018 | 13:27
SHPËRNDAJE

Kryeministrja britanike, Theresa May thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka thënë asaj se duhet ta “padisë” Bashkimin Evropian në negociatat mbi largimin e Britanisë nga blloku.

Trump u tha gazetarëve më 13 korrik, gjatë një konference të përbashkët me May se ai i ka dhënë sugjerime lideres britanike, të cilat sipas tij, May i janë dukur “brutale”.

trump may

E pyetur sot se çfarë sugjerimi i ka dhënë Trumpi, May tha se “ai më tha se unë duhet ta padis BE-në. Mos shko në negociata, paditi ata”.

“Çfarë tha tjetër presidenti në konferencën për media ishte ‘Mos u largo. Mos u largo nga negociatat’”, shtoi May./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura