Therën delen për Pashkë, fqinjët italianë denoncojnë familjen shqiptare

May 2, 2016 | 8:37
SHPËRNDAJE

Një çift shqiptarësh janë shoqëruar në polici, pasi fqinjët i kanë denoncuar sepse panë se ata kishin therur një dele në oborrin e shtëpisë dhe gruaja po e pastronte.

pecora-giardino

Dy ditë para Pashkëve, një familje shqiptare që jeton në Arquà Polesine të Italisë menduan të ‘bënin gjak’, duke therur një dele për të festuar Pashkët, por fqinjët e kanë quajtur të palogjikshme veprimin dhe kanë telefonuar policinë.

Karabinierët shoqëruan çiftin në komisariat, i cili akuzohet për shkeljen e standardeve sanitare për tjerrjen e kafshëve në banesë.

“A është e mundur të therësh një dele në kopshtin e një shtëpie dhe ta pastrosh? Me sa duket po: kjo ka ndodhur disa qindra metra larg nga qendra e Arquà Polesine, ku edhe jeton një familje me origjinë shqiptare e përbërë nga babai, nëna dhe dy vajzat.

Ishte ora 19:30 e pasdites të së premtes kur fqinjët dëgjuan një zë pikëllues… Kur shikojnë jashtë nga shtëpia, panë të varur në një pemë një dele. Kafsha ishte therur dhe varur me kokë poshtë duke u pastruar”, shkruajnë mediat italiane.

Burimi: Leggo.it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura