Thënie brilante të Nënë Terezës, që njihen në të gjithë botën

Sep 4, 2016 | 9:28
SHPËRNDAJE

Nënë Tereza, ka shumë për t’u mësuar njerëzve e sidomos kombit ku lindi, atij shqiptar. Nuk pati shkruar kurrë mësime, por mësoi me shembuj konkrete, megjithatë, thëniet e saj njihen në të gjithë botën.

Screen-Shot-2016-09-04-at-09.09.03

Ja disa prej tyre:

– Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

– Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.

– “Do të jem shenjte” do të thotë ta zhvesh vetveten nga çdo gjë që s’është e Zotit; t’i shkul nga zemra të gjitha gjërat e kësaj bote; të jetoj në varfëri dhe mënjanim; të heq dorë nga dëshirat, prirjet, tekat, idhujt e mi e ta bëj vetveten, me dëshirë, skllave të vullnetit të Zotit.

– Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

– Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.

– Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

– Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

– Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfërit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

– Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

– Në Perëndim ka vetmi, të cilën unë e quaj “gërbula e Perëndimit”. Në shumë mënyra, kjo është më keq se ajo e të varfërve tanë në Kalkutë.

– Të varfrit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

– Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

– Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura