Themeluesi i “Wikileaks” lëshon ‘bombën’: CIA e implikuar në sulmin e Manhattan-it

Nov 1, 2017 | 23:24
SHPËRNDAJE

Hakeri me famë botërore, themeluesi i websitit “Wikileaks”, Julian Assange është i bindur se CIA amerikane është e përfshirë indirekt në sulmin që ndodhi dje në New York, ku 8 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën.

45B47A8100000578-5038337-image-a-67_1509535955283

Ai shkroi në Twitter se sulmi në Manhattan nuk do të kishte ndodhur nëse CIA nuk do t’i kishte armatosur terroristët.

“Nëse CIA do të kishte shpenzuar më shumë kohë duka i hetuar terroristët dhe më pak kohë duke i trajnuar dhe armatosur ata, ne ndoshta nuk do të kishim sot një sulm në Nju Jork”, – shkroi Assange.

Nuk është hera e parë që hakeri thumbon shërbimin inteligjent amerikan, CIA. Sipas tij, kjo organizatë është përfshirë në shumë ngjarje tronditëse për botën, shkruan RT.

Vite më parë, kur zbuloi të dhëna top-secret në uebsitin e tij “Wikileaks”, Assange deklaronte se gjithçka që ndodh në botë ngrihet mbi gënjeshtra.

Me statusin e tij për ngjarjen në New York, Assange lë të kuptohet se ai sulm nuk ishte një rastësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura