Thellohet skandali i Indrit Fortuzit, zbulohen të tjera mashtrime

Nov 28, 2015 | 9:17
SHPËRNDAJE

Ish-futbollistit i Tiranës dhe ish-kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 9 në Tiranë, Indrit Fortuzi duket se është futur në telashe të mëdha.

Indrit Fortuzi dhe bashkeshortja Junida Hoxha
Indrit Fortuzi dhe bashkeshortja Junida Hoxha

Disa ditë më parë, Fortuzi dhe e shoqja e tij, janë kallëzuar penalisht nga një 20-vjeçar, pasi është mashtruar me biletat e udhëtimeve.

Fortuzi dhe e shoqja e tij kanë një agjenci udhëtimesh, “Just Travel”, ku 20-vjeçari kishte blerë katë bileta avioni në vlerën 1200 euro.

Mirëpo, të katërta biletat ishin anuluar dhe ishin të pavlefshme pas kryerjes së transaksionit. Prej një jave, Jonida Fortuzi dhe Indrit Fortuzi janë zhdukur dhe nuk ndodhen në Shqipëri.

Veç kësaj, thuhet se Indrit Fortuzi kishte edhe probleme me kumarin, ku besohet se ka shpenzuar para të konsiderueshme.

Mirëpo, mashtrimi me biletat nuk ndalet me kaq. “Panorama” ka zbuluar edhe një kallëzim tjetër për mashtrim me biletat, kryer nga firma nën pronësi të Fortuzit.

Bëhet fjalë për shtetasin A.S. , 47 vjeç, i cili kishte blerë një biletë udhëtimi për në Itali nga agjencia “Just Travel” për 175 euro.

Mirëpo, kur ky person u paraqit në aeroportin e Rinasit, bileta e tij nuk e ekzistonte në sistem, pasi ishte anuluar fill pas blerjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura