Thellohet skandali i audiove të Perezit/ Presidenti i Realit “shënjestron” Ronaldon dhe Murinjon: Të sëmurë, nëse do të ishin ndryshe…

Jul 14, 2021 | 13:22
SHPËRNDAJE

Pas publikimit të audiove të presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez për dy ish-legjendat merengues, Iker Kasijas dhe Raul Gonzalez, media “El Confidencial” publikon të tjera materiale të numrit 1 të klubit mbretëror. Kësaj rradhe të “shënjestruarit” janë dy portugezët, Kristiano Ronaldo dhe Zhoze Murinjo. Audiot janë bërë në vitin 2012 dhe Perez për Ronaldon deklaronte se ishte i çmendur dhe i sëmurë:

PEREZ RONALDO MURINJO

“Ai është i çmendur. Ky djalë është budalla, i sëmurë. Vërtetë mendoni se ky djalë është normal, por ky nuk është normal, përndryshe nuk do të bënte këto gjëra që bën. Budallikun e fundit që ka bërë e kanë parë të gjithë. Përse mendoni se i bën këto shaka?”, tha Perez i cili më pas flet dhe për Murinjon në kohën kur ish-trajneri i Interit ishte pjesë e gjigantëve spanjoll:

“Mendes nuk ka fuqi mbi të. Edhe për intervistat. Këto persona kanë një ego të tmerrshme, nuk shohin realitetin. Nëse do të ishin ndryshe mund të përfitonin më shumë me të drejtat e imazhit.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura