Thellohet kriza në Gjermani, Martin Schulz dorëhiqet nga partia Social-Demokrate

Feb 13, 2018 | 21:17
SHPËRNDAJE

Martin Schulz ka njoftuar sot në mbrëmje dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë social-demokrate gjermane, por zëvendësueses së përzgjedhur, Andrea Nahles i duhet të tregohet e duruar për të pasuar Schulzin për shkak të mosmarrëveshjeve brenda strukturave të partisë. “Njoftova instancat e partisë se do të lë funksionet e mia duke nisur nga sot”, u shpreh në prani të medias në Berlin.

Martin Schulz to take on Angela Merkel in German elections

SPD-ja ka nevojë për një rinovim në planin e stafit dhe programit. Martin Schulz njoftoi javën e kaluar se do të largohet nga posti që mbante. Ai synonte t’ia kalonte drejtimin e partisë në krizë Andrea Nahles, aktualisht kryetare e grupit parlamentar të SPD-së, dhe kjo kandidaturë vetëm për disa javë, me shpresën për t’u emëruar ministër i Punëve të Jashtme i qeverisë së ardhshme të Angela Merkel.

Brenda disa ditëve, ky skenar u vu në pikëpyetje. Martin Schulz fillimisht duhej të hiqte dorë nga posti i kreut të diplomacisë përballë kritikave nga baza e partisë se ai mendon më tepër për karrierën e tij personale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura