Thellohet hendeku/ 5 klubet angleze zyrtarizojnë tërheqjen nga Super Liga Europiane

Apr 21, 2021 | 7:42
SHPËRNDAJE

Thellohet gjithnjë e më shumë hendeku. Super Liga e Europës drejt dështimit. Së fundmi, nëpërmjet deklaratave në faqet zyrtare, 5 klubet e Premier Ligës kanë zyrtarizuar tërheqjen.

https___s3-images.sportbible.com_s3_content_c0ad8090607d3eb1b1bcf2c8421da6da-1

Liverpul, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Totenhem dhe Arsenal kanë njoftuar edhe zyrtarisht se nuk do të jenë garë e Super Ligës, duke hequr dorë nga plani i tyre fillestar.

Përmes një postimi në uebfaqet e tyre zyrtare, të gjitha klubet e Anglisë njoftuan që kanë bërë prapaktheu. Madje, klubi i Arsenali u kërkoi falje tifozëve të tyre, duke u thënë se nuk do ta përsërisin një gabim të tillë më.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura