“Thelbësore përshpejtimi i procesit të vlerësimit”- Basha thirrje qeverisë: Nuk jemi në garë. T’i shkojmë në ndihmë njerëzve. Shembja e shpejtë e pallateve është…

Dec 3, 2019 | 14:29
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë sa më shpejt procesin e vlerësimit dhe të ndihmojë njerëzit e prekur nga tërmeti.

Nga Sukthi Basha tha se një javë pas tragjedisë së 26 nëntorit, njerëzit janë në një gjendje shumë të vështirë, teksa theksoi se janë 500 inxhinier në vend që duhet të organizohen për të inspektuar ndërtesat.

basha

I pyetur për shembjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti, kreu i PD-së tha se ato duhet të studiohen dhe se shërbejnë si provë materiale, ndërsa theksoi se e gjithë kjo tragjedi nuk mund të kalojë pa përgjegjësi.

Jam i revoltuar dhe i shqetësuar me situatën që kamë parë në Ishëm Manëz, Bubq, duket që ka një paralizë totale. Kemi propozuar tre pika për tata që kanë vullnetin të dëgjojnë. Pik e parë vjen pas diskutimeve me inxh9inier. Të përshpejtojnë procesin e vlerësimit, njerëzit duhet ta dinë, a mundtë kthen më aty, a mund të riparohet? Por pa pasur këtë qartësi askush nuk bën dot asgjë. Ekspertët i kemi në vendin tonë që janë të gatshëm ta bëjnë këtë pa pagesës, e kanë ofruar bëjnë këtë që prej dy ditës, ja kanë ofruar opozitës se kryeministri ishte në mbledhje me artisë. 500 inxhinierë, t;i organizojë këta 500 inxhinierë. Gjëja e parë që më kërkuan njerëzit është që të përshpejtojnë procesin e vlerësimit. Angazhimi i burimeve njerëzore do të përshpejtonte procesin e vlerësimit dhe do të jete një pasqyrë të qartë të dëmit. Pastaj vjen faza tjetër, si do ta rikuperojmë këtë dëm. Propozimi ynë është i qartë. Propozimi ynë është i qartë. Ti çojmë paratë tek njerëzit që kanë nevojë, të shmangim abuzimet. Të gjitha fshatrat rreth e qark kanë pësuar dëme, kush më shumë e kush më pak. I bëj thirrje qeverisë të jetë në krye të detyrës, nuk jemi në garë, mos ta konsiderojë garë propozimin e opozitës, po të marrë inxhinierët t’i çojë në terren, nuk p[koha. Njerëzit janë në nevoja të jashtëzakonshme, për një batanije. Foshnje që flenë në makinë. Dhe nuk është një familje po janë shumë. Boll me llafe, boll më me shfaqje, kjo situatë ka nevojë për veprime konkrete. T’i shkojmë në ndihmë njerëzve, nuk ka kohë për manovra, për llafe. Të kalojmë fondet nga oligarkët te njerëzit në nevojë. Gjëja e parë që duhet bërë eshtë të studiohet çdo objekt që duhet shembur. Ndërresat e shembura duhet të shërbejnë si provë materiale, kjo nuk mund të kalojë pa përgjegjësi”, tha Basha.

 

Pyetje: Nga aktekspertimi dhe aktkonstatimi që janë bërë nga inxhinierët ka pasur raste kur banesat janë shembur dhe banorët ankohen se janë shembur bashkë me orenditë shtëpiake, dokumentacion dhe me gjithçka që kanë pasur brenda. Ju si e komentoni këtë fakt?

Lulzim Basha: Unë nuk kam koment në kuptimin politik të fjalës, por dua t’ju them çfarë më thanë inxhinierët dhe ekspertët para dy netësh. Shembja e shpejtë e objekteve është kriminale.

E para e punës duhet studiuar për të parë çfarë ndodhi, pse ndodhi dhe këtë e bën çdo vend që kalon një tragjedi të tillë për të përdorur fjalën e një prej profesorëve të nderuar aty që dukej që kishte respektin e të gjithë kolegëve – betoni flet. Mënyra se si është shkatërruar një ndërtesë tregon gjithçka që nga zbatimi i projektit deri tek kodet e ndërtimit, përmirësimet që duhen bërë.

Për të mësuar që në të ardhmen, larg qoftë, të mos na përsëriten gjëra të tilla, gjëja e parë që duhet bërë, është se duhet studiuar çdo objekt përpara se të shembet. Çdo objekt përbën sot e tutje provë materiale për hetime penale.

Ka përgjegjësi kjo punë. Janë 51 njerëz të futur në dhe’ dhe qindra të tjerë të plagosur dhe mijëra të traumatizuar.

Kjo nuk do të shkojë pa përgjegjësi. Përbën provë materiale.

E treta, mund të bëhet një përpjekje minimale pa rrezikuar njerëzit, për të nxjerrë orenditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura