“The Sun” i bie sërish këmbanës së alarmit: Tropojani lëviz ende i lirë në Britani

Nov 19, 2017 | 20:17
SHPËRNDAJE

“Një vrasës shqiptar në Britani të Madhe nuk është dëbuar ende, edhe pse ka kaluar pothuajse një vit qe kur çështja e tij doli në dritë”.

“The Sun” shkruan serish sot për Selami Cokajn, nga Shoshani i Tropojës, 43- vjeçari i cili sipas mediave britanike, “ende po punon në të njëjtin lavazh që zotëron edhe pasi u depertua ne Shqiperi dhe u kthye serish”.

killeri hsqiptar the sun

 

“43-vjeçari po fiton më shumë se 40,000 funte në vit nga biznesi i tij në Oadby, Leicester”, shkruan “The Sun.

Cokaj, dikur në listën e më të kërkuarve të Interpolit, u dëbua nga Britania e Madhe dhe u kthye sërish duke hapur një biznes fitimprurës në pronësi të tij.

43-vjeçari u dënua me 15 vite burg në vitin 1994 në Shqipëri pasi vrau një person me thikë dhe më pas dënimi u rrit në 20 vite për grabitje me armë. Pas 3 vitesh burg, Cokaj u arratis nga burgu i  Shën Kollit në Lezhë dhe emigroi për në Britani duke përdorur emrin e rremë Valton Gashi.

Ai u vendos në Mansfield, Notts, Nottinghamshire, ku hapi një lavazh makinash dhe takoi gruan e tij të ardhshme.

E kaluara e tij u zbardh në vitin 2006 dhe pas një procesi 3-vjeçar ekstradimi ai u dëbua nga Britania e Madhe.

Zyrtarët e dëbuan Cokajn në vitin 2009 pasi zbuluan se ishte arratisur nga burgu për mosshlyerjen e dënimit prej 20 vitesh në Shqipëri

nintchdbpict000300863674 nintchdbpict000299217911 nintchdbpict000299217903 nintchdbpict000299217900

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura