‘The Indipendent’: Në Greqi blen seks me çmimin e një sanduiçi

Nov 28, 2015 | 10:29
SHPËRNDAJE

Vajzat e reja greke po shesin trupin e tyre me çmimin e një sanduiçi. Ky është përfundimi i një studimi te publikuar dje në “The Indipendent”, ku theksohet se shkak janë vitet e gjata të krizës ekonomike në Greqi.

femraPjesë e studimit janë të dhëna të mbledhura nga 17 mijë punëtore seksi, që njihen për aktivitetin e tyre në Greqi. Pas sondazheve të bëra me to, zbulohet se janë femrat greke qe dominojnë tashmë në prostitucion, me 80 % dhe jo më vajzat e Europës Lindore.

Studimi thekson më tej se oferta për të blerë “seks” është më e lira në Europë.

“Kur kriza ekonomike filloi në Greqi çmimi i seksit me një prostitutë ishte 50 Euro kurse tani ka rënë në 2 euro për një seancë 30 minutëshe”- thote profesior i Sociologjisë në Universitetin Panteion të Athinës, Gregory Laxos për “London Times” .

Sipas tij, “Disa gra e bëjnë vetëm për të blerë një sanduiç sepse nuk kanë çfarë të hanë kur janë të uritura”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura