“The Guardian”: Shqipëria, e pamposhtur në transfertë

Nov 19, 2015 | 14:40
SHPËRNDAJE

Gazeta e njohur britanike, “The Guardian”, ka bërë një foto-pasqyrim të të gjitha kombëtareve europiane, që e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në “Francë 2016”. Në këtë përshkrim të shkurtër për 24 finalistët e Europianit të verës së ardhshme, natyrisht që nuk mungon as Shqipëria. Kombëtarja e drejtuar nga De Biazi shkon për herë të parë në finalet e një komepticioni kaq të rëndësishëm kontinental për përfaqësueset.

Lajmi ne "The guardian"
Lajmi ne “The guardian”

Ja çfarë shkruan konkretisht “The Guardian” për Shqipërinë, krahas një fotoje të festës së madhe kuqezi, që shpërtheu në rrugët e Tiranës, por edhe kudo ka shqiptarë, pas fitores 3-0 në Armeni. “Si u kualifikuan ata: Një fitore 3-0 në transfertë, në Armeni, muajin e kaluar, bënë që shqiptarët të renditen të dytët në Grupin I dhe të marrin pjesë për herë të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Shqipëria fitoi katër nga tetë ndeshjet kualifikuese, ndërsa mbeti e pamposhtur në transfertë. Shënuesit më të mirë në kualifikim ishin Armando Sadiku, Bekim Balaj, Shkëlzen Gashi, Mërgim Mavraj, Berat Xhimshiti dhe Ermir Lenjani.”/ Telesport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura