“The Economist” publikon hartën e “Shqipërisë së Madhe” (FOTO)

May 17, 2015 | 11:32
SHPËRNDAJE

Revista prestigjoze “The Economist” në një shkrim për Maqedoninë dhe konfliktin e fundit në Kumanovë, ndër të tjera e ka publikuar hartën e “Shqipërisë së Madhe”.

Harta e “Shqipërisë së Madhe” sipas “The Economist”

“Disa gjëra janë të qarta. Çfarë ndodhi këtë muaj në Kumanovë të Maqedonisë, ishte dhuna më e keqe në Ballkan që nga viti 2004, dhe në të vërtetë më e keqja në atë vend pasi ka lëkundur marrëdhëniet në buzë të luftës ndëretnik njëjtë si në vitin 2001. Gjatë 9 dhe 10 Majit policia bëri një sulm ushtarak në shkallë të gjerë mbi atë që ata i quajtën “terroristë shqiptarë”, shkruan “The Economist”.

Në shkrim listohen edhe pretendimet që thuhet se ka pasur grupi i të vrarëve në Kumanovë për “Shqipërinë e Madhe” të përbërë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë.

“1/4 e 2 milionë banorëve të Maqedonisë janë shqiptarë: Pasi lufta u shmang 14 vjet më parë, pushteti është i ndarë nga koalicionet që përfaqëson të dy shumicat etnike, të cilët janë të krishterë ortodoks dhe flasin një gjuhë sllave dhe shqiptarëve kryesisht myslimanë”, shkruan revista.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura