“The Economist”: Pse Shqipëria është e para në botë për përdorimin e kokainës

Aug 24, 2018 | 10:11
SHPËRNDAJE

18 milion njerëz në mbarë botën janë përdorues të kokainës. Kështu thuhet në raportin e fundit publikuar në reportazhin e shkurtër të “The Economist” me titull: “Pse kartelet po fitojnë”, e cila paralajmëron se lufta në drogëra po çon drejt një krize të re.

Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara konsumojnë kokainën më së shumti. Por përqindjen më të madhe e mban Shqipëria dhe 2.5% e popullsisë konsumon drogë, duke mbajtur kështu vendin e parë, raporton “The Economist”.

economist

“Kjo pasi Shqipëria është një vend tranzit për kokainën afgane”, arsyeton kjo media prestigjioze.

 

Plot 2.200 dollarë kushton një kile kokainë në xhunglën e Kolumbisë, por në Meksikë mund të shkojë 12 mijë deri në 16 mijë dollarë. Por, në Europë e njëjta kile shkon nga 53 deri në 55 mijë dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura