Thasët me euro, zbulohet emri i personit që porositi makinat

Jun 25, 2018 | 19:42
SHPËRNDAJE

LEONIDHA MUSAJ/ Zbulohet emri i personit qe porositi makinat, brenda te cilave u gjeten 3.4 mln euro. Alban Mollaymeri eshte porositesi i mjeteve, raporton gazetari i PANORAMA.

makina me euro1 copy

Identiteti eshte zbuluar nga praktika e agjencise se transportit. Mesohet se makinat jane blere ne Gjermani ne koncesionar ”Doci”. Tashme policia do te hetoje nese personi porosites i makinave ka lidhje apo jo me shumen e parave.

Zbulohet shuma e parave 

Gazetari i Panorama ben me dije se burime nga grupi hetimit behet fjale per 3.470 mije euro. Parate u numeruan pa makineri numerimi dhe nga analiza qe u eshte bere nuk rezultojne false.

Hetuesit thone se eurot u gjeten me kater thase te vegjel ne dy mjete Toyota, qe ishin ngarkuar me shtate mjete te tjera per transport.

Mjetet sipas hetimeve vinin nga Belgjika, kaluan tranzit ne Itali dhe u bllokuan ne Durres pas njoftimit te Interpol Romes.

Po hetotet per te gjetur porositesin dhe personat qe i derguan, Dyshimet e para jane se parate jane fituar me aktivitet kriminal ne Belgjike.

Burime thanë për gazetën “Panorama” se Interpol Roma kishte përcjellë informacionin te homologët e tyre në Shqipëri dhe sapo mjetet e ngarkuara në trajler mbërritën në Portin e Durrësit, autoritetet shqiptare ndërhynë.

Gjatë kontrollit u zbulua se në dy prej nëntë mjeteve që ndodheshin në kamionin që i transportonte, ndodheshin të fshehura në thasë shuma e madhe e eurove.

Paratë ishin ndarë në katër thasë gjithsej dhe gjendeshin të shpërndarë në dy prej makinave “Toyota”. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera.

(Në total 9 makina, 7 prej të cilave ‘Toyota’, një ‘Opel’ dhe një ‘Alfa Romeo’). Makinat së bashku me kamionin që i transportonte janë bllokuar në orën 15:00 në Portin e Durrësit, ndërsa ato kishin zbarkuar aty me tragetin e linjës Ankona-Durrës, në orën 10:00 të paradites së djeshme.

Policia në bashkëpunim me Krimet e Rënda kryen sekuestrimin e parave dhe mjeteve që ndodheshin në trajlerin me targa AA 120 SP, i cili gjithashtu u sekuestrua për llogari të hetimeve. Sakaq, Policia dhe Prokuroria për Krimet e Rënda nisën edhe hetime intensive për zbulimin e personave apo grupit kriminal që po transportonte në mënyrë të paligjshme sasinë rekord të parave.

Nga hetimet fillestare janë identifikuar 4 persona të përfshirë, ndërsa tre prej të cilëve janë shoqëruar dhe ndodhen të ndaluar në Polici, ku dy prej tyre janë shoferët e kamionit që solli makinat ku u gjetën eurot. Klevis Lika është pronari i kamionit me targë AA 120 SP – AFR 559, ndërsa babai i tij, Edi Lika, është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve. Pak pas verifikimit të pranisë së një shume të madhe parash në dy makinat “Toyota”, Policia ka ushtruar kontroll dhe në banesën e pronarit të firmës që ka bërë transportin e makinave për në Shqipëri, por nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë. Ndërkohë, operacioni për zbulimin e parave është realizuar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me palën italiane.

ITINERARI

Makinat ku është gjetur sasia rekord e parave të bllokuara ndonjëherë nga Policia Shqiptare janë nisur nga Belgjika, me qëllim dërgimin në Shqipëri. Dy makinat “Toyota” ishin pjesë e nëntë makinave që ishin ngarkuar në një trajler për transportim makinash, që është në pronësi të një firme të licencuar për kryerjen e një aktiviteti të tillë të quajtur “Edi Lika”. Paratë janë gjetur nga kontrolli i ushtruar në Portin e Durrësit, pasi kishin mbërritur në port me një traget të linjës Ankona-Durrës.

Kontrolli fizik nuk është kryer rastësisht, pasi gjithçka ka pasur si pikënisje një sinjal të Interpol Roma në Itali. Nga kontrolli ka rezultuar se shuma e madhe e eurove ishte fshehur në katër thasë. Në Portin e Durrësit kanë mbërritur zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, pasi pas hetimit fillestar që do të kryhet nga Prokuroria e Durrësit çështja do t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetim të mëtejshëm dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura