Thasët me euro në makina, Basha zbulon detaje: Ja të kujt janë paratë, Balla kishte marrëveshje për..

Jun 25, 2018 | 17:03
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në reagimin e sotëm lidhur me sasinë prej 3.4 mln euro të bllokuara dje në Durrës, në dy makina që vinin nga Belgjika ka thënë se kreu i grupit parlamentar të PS-së kishte bërë marrëveshje që të lejonte futjen e milionave.

basha dalje per mediat

“Sot dua të them tre gjëra, e para që paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës në Elbasan, por edhe në gjithë vendin, Balla kishte marrëveshje për të lejuar futjen e tyre dhe së treti se policia shqiptare ishte në presionin e një prej partnerëve për të vepruar, vend skeptik për integrimin e vendit tonë në BE”, tha Basha.

Basha ka theksuar se plani është dekonspiruar. “Po plani i Ballës dhe strukturave brenda policisë së shtetit dhe kuvendit për të cuar këtë bashkëpunim me bandën kryesore të Elbasanit dhe për të futur milionat e trafikut të dogës”- tha ai.

Ai lëshoi akuza ndaj ish ministrit të Brendshëm, Tahiri që shëtit sot me kalë, pasi u la i lirë. “Kemi një tjetër Ministër të Brendshëm  që përpiqet të justifikojë vëllanë, trafikant të drogës dhe tani sekretarin e PS që merret me pastrimin e parave të drogës, kanë kaluar të heroina e kokainë dhe pastrimi i parave të pista. 1.5 mln euro ishte pakti dhe marrëveshja është garantuar nga Ttaulant Balla, këtë ua them unë sot dhe këtë e vërteton koha. Ku do shkojnë këto para, cfarë i lidh Tahirin, Xhafajn, Ballën dhe Velijan, trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe ndërtimi i kullave. Këto para do shkojnë te kullat e Erjon Veliajt”- tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura