“Thamë ikëm, u puqën muret”, dëshmia e dhimbshme e familjes së strehuar në “Prestige Resort”: Na shpëtuan që na sollën këtu

Dec 6, 2019 | 13:17
SHPËRNDAJE

Dëshmi rrëqethëse jane dhene sot nga qyteti që e përjetoi më fort tërmetin e 26 nëntorit dhe lëkundjet e mëpasme, nga Durrësi. Ne emisionin “Me zemër të hapur” ne “News 24”, erdhen deshmi nga banore qe kane gjetur strehe e mikepritje ne  “Prestige Resort” në Golem.

Një numër i madh i banorëve të tij befas humbën jo vetëm banesën por u bënë dëshmitarë okularë të një situate që e kalonte imagjinatën dhe që solli tek ata frikë, ankth e panik… Familja Shehaj dhe familja Thartori kanë mbetur pa strehë, por jo vetëm kaq, disa nga anëtarët e tyre kanë pësuar edhe dëmtime fizike. Banorë të lagjes 12 në Durrës e cila është njëkohësisht dhe lagja më e prekur nga tërmeti ata janë të frikësuar për jetën dhe të ardhmen e tyre.

Në këto ditë të ftohta “Prestige Resort” në Golem ka hapur dyert duke  strehuar jo vetëm këto dy familje, por edhe shumë banorë të tjerë të Durrësit e Kavajës të cilëve u ka ofruar përveç një strehe të sigurt, por edhe ushqim të  bollshëm dhe gjithçka ata kanë nevojë.

Gazetarja Ida Ismalaj tregoi dhe përjetimet e saj teksa ka qenë në terren përgjatë ditëve më të vështira për banorët e Durrësit e Krujës.

“Ditën e parë isha në Durrës pranë familjarëve që kishin njerëzit nën rrënoja dhe ne që qëndronin afër dhe duhet të raportonin. Misioni më i vështirë ishte në Thumanë pranë familjarëve të viktimave. Raportimi më i vështirë ishte pranë tyre, kur na duhej të raportonin sapo kishin përcjellë në banesën e fundit të dashurit e tyre”, tregoi ajo.

Më tej 75-vjeçari Ramazan Thartori tregoi në një lidhje direkte atë që përjetoi familja e tij me 6 anëtarë më 26 nëntor dhe më pas vendosjen në Prestige Resort.

“Pasi dëgjova tërmetin e parë u ngritëm bashkë me djalin. Dëgjova të dytin që ishte më i lehtë. Kur ra i treti isha zgjuar, ulur në divan. Ne banojmë në lagjen 12, në një pallat në kat të pestë, ish-pallati i oficerëve. Jam tronditur jashtë mase. Kaluam tek stadiumi. Ishim shumë të trembur. I morëm fëmijët siç ishin dhe ikëm dolëm në një fushë. Pallati ka marrë krisje, ka edhe një shtesë. Kanë lëvizur dhe shkallët. Ishim tek shkolla dhe na kanë shërbyer jashtë mase. Pastaj erdhëm këtu. Këtu i kemi të gjitha, ushqim, shërbim mjekësor. Po ha qyl. Nuk di çfarë të them”, tregoi 75-vjeçari.

Prestige Resort

Bashkëshortja e tij znj. Bajame Thartori ka përshkruar tmerrin e asaj nate kur siç thotë ajo bashkoheshin muret e shtëpisë. “Kur ra tërmeti i parë ishte i vogël, u ngritëm u trembëm. Kur ra i forti unë isha me gjithë nusen krahë më krahë, kishim djalin në mes. Nusja e mbuloi kokën me jorgan. U puqte muri me murin. Thashë ikëm. Bija shahadet. Dolëm të gjithë përjashtë. Nuk flas dot akoma. (qan) Djalin e kishim sëmurë me temperaturë. Këtu kemi futur kokën brenda me 6 veta. E përshëndes shumë stafin. Këtu jemi shumë mirë, me të gjitha me doktorë. E falënderoj me gjithë zemër stafin e pronarin. Na kanë ndenjur të gjithë afër. Çdo 5 minuta mat tensionin se jemi të dy të sëmurë me burrin. O Allah i madh na shpëtuan që na futën këtu. Këtë tmerr nuk e kam parë kurrë. Kam qarë dhe për ata që mbetën nën rrënoja. Kam fëmijë vetë, më ka ardhur shumë keq. Kemi dalë me pizhame, shpejt të shpëtojmë kokën”, tregoi gruaja teksa nuk i mbante dot lotët pranë nipit të saj.

te-stehuarit-te-prestige-resort

BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura