“Thaçi po nxjerr në shtije territorin, nuk do ta lejojmë këtë”

Sep 2, 2018 | 14:08
SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vendi është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë.

Ai në mbledhjen e 34 të të kësaj lëvizjeje, ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të organizohen protesta që do ta kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve, njofton Klan Kosova.

kurti

“Një udhëheqësi e kriminalizuar e kapur në majë të të cilës qëndron Hashim Thaçi, po e nxjerr në shtije territorin e Kosovës për të fituar paprekshmëri vetjake. Këtë nuk do ta lejojmë këtë. Situata politike është aso që ka nevojë për pjekuri sepse në ditët e ardhshme do të vendosemi në krye të protestave paqësore për ta ndalur këtë”, ka thënë Kurti.

“Pikërisht këta qeveritar me në krye Hashim Thaçin. Thaçi na ka sjell të këqija të mëdha dhe sot na ofron zgjidhje për njërin ose tjetrin opsion, Zajednicë ose shkëmbimin e territoreve. Shantazhi i dyfishtë është i papranueshëm për neve”.

“Kosovës i takon veriu i saj, 115 shtete kanë thënë se veriu  takon shtetit të pavarur të Kosovës kurse Lugina ka bërë edhe referendum edhe luftë për tu bashkuar me Kosovën, por Thaçi asnjëherë nuk e ngritit çështjen e tyre në Bruksel. Bisedimi me Serbinë pa njohje dhe pranim të krimeve të luftës e forcon faktorin ultranacionalist në Serbi.”.

“Ideja për shkëmbim territorial që po quhet korrigjim kufirit, sjell ndarjen  e Kosovës dhe Kosovës Lindore”.

Kurti ka thënë se Presidenti Thaçi tash për tash është më i dobët se kurrë./Klan Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura