Thaçi paralajmëron: Do të rikandidoj dhe do të rizgjidhem President

Feb 7, 2020 | 22:49
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  tha se pasi t’i mbarojë mandati, ai do të rikandidoj përsëri për president të vendit.

I ftuar në emisionin “A Shoë” në T7, i pyetur se çfarë do të ndodhë me Hashim Thaçin pasi t’i skadojë mandati, presidenti tha se do të kandidojë, ndërsa theksoi me bindje se do të rizgjidhet sërish.

thaci

“Do të respektoj kushtetutën dhe ligjet e vendit. Do t’iu shërbej qytetarëve pa dallim. E se ku do jem pas mandatit presidencial, mendoj se është herët të flitet, por janë dy mundësi, e para të bëhen ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjedhjet nga qytetarët, pra do të rikandidoj dhe do të zgjedhem përsëri, kësaj radhe me votën e popullit, jam i bindur për këtë”, është shprehur Thaçi.

Thaçi tha se nëse partitë e donë atë president, le ta ndryshojnë kushtetutën pasi ky i fundit është i bindur që do të rizgjidhet

“Pra, partitë le të vlerësojnë vet, nëse e duan president Thaçin le ta ndryshojnë kushtetutën, nëse nuk e duan mos ta ndryshojnë, unë do të kandidoja përsëri”, shtoi Thaçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura