Thaçi nis fushatën për president

Feb 5, 2016 | 10:31
SHPËRNDAJE

Hashim Thaçi ka nisur fushatën për të siguruar votat e partnerëve të koalicionit për president të Republikës së Kosovës.

thaci president

Shefi i PDK-së ka filluar takimet me partnerët e koalicionit qeverisës, në mënyrë që t’i koordinojë veprimet për seancën e ardhshme të Kuvendit, në të cilën pritet të ndodhë votimi i tij për të parin e shtetit, shkruan “Zëri”.

Thaçi ka takuar përfaqësuesin e Listës Serbe me të cilin ka diskutuar rreth zgjedhjes së tij në postin e presidentit. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” edhe shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiç, i cili ka thënë se kanë pasur takim të rregullt brenda koalicionit, me të cilët kanë diskutuar për situatën e përgjithshme politike në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura