Thaçi nënshkruan marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Mustafa dëshmitar

Aug 26, 2015 | 23:47
SHPËRNDAJE

Kosova ka përmbyllur procesin e demarkacionit me Malin e Zi, pasi nënshkroi në Vjenë Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror.

Nenshkrimi
Foto nga nënshkrimi i Marrëveshjes

Atë e kanë nënshkruar, për palën kosovare, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiç, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.

Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Fillip Vujanoviç, si wdhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit të marrëveshjes përsëriti se marrëveshja është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën, për Malin e Zi por edhe për tërë rajonin, që dëshmon se rajoni ka hyrë në një periudhë të bashkëpunimit dhe po ecën sigurt në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura