Thaçi në SHBA për seancën e Këshillit të Sigurimit

Aug 20, 2012 | 10:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Seanca do të zhvillohet të martën, ndërsa në të do të diskutohet raporti i rregullt i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, në lidhje me situatën në Kosovë.

Në këtë takim të Këshillit është thënë se do të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç.

Raporti i Sekretarit Ban u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të jenë më konstruktivë në tejkalimin e dallimeve dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut teknik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura