“Thaçi kundër Thaçit”, Vasili: Deklaratat e tij janë shumë kontradiktore, e kanë vënë kundër vetes

Aug 14, 2018 | 20:43
SHPËRNDAJE

Deputeti i Pastrisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Në një  postim në Facebook, Vasili shkruan se  deklaratat e Thaçit janë shumë korntadiktore.

“Keto deklarata na entuziazmuan te gjitheve pasi i jepnin pergjigjen e merituar çdo pretendimi absurd. Vetem pak muaj me pas deklarat e tij krejt te kunderta e vune presidentin kunder vehtes”, shkruan ndër të tjera Vasili.

vasili

Postimi i plotë

Presidenti Thaçi kunder Presidentit Thaçi!!

Deklaratat e presidentit te Kosoves per ceshtjen e kufijve,shkembimit te teritoreve dhe korrektimit te kufijve jane vertet mjaft kontradiktore.

Vetem pak muaj me pare ai deklarohej qarte,ne menyre parimore,patriotike dhe pa asnje ekuivok per keto ceshtje.

Keto deklarata na entuziazmuan te gjitheve pasi i jepnin pergjigjen e merituar çdo pretendimi absurd.

Vetem pak muaj me pas deklarat e tij krejt te kunderta e vune presidentin kunder vehtes.

Pikerisht ne 12 shkurt te ketij viti Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi ne nje takim me presidentin e Sllovenise Borut Pahor deklarohej shume qarte per kufijte dhe integritetin teritorial te Kosoves.

Lexojeni vete deklataraten e Presidentit Thaçi ne 12 shkurt 2018:

“Kosova ka integritetin e vet territorial të paprekshëm, është unik i njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht. Janë shqetësuese debatet në prag të dhjetorit të pavarësisë, për gjëra të kota te tejkaluara, për mua të vdekura. Sepse Ka pasur më herët ide për ndarje, për shkëmbime madje ka pasur dhe prej liderëve të Kosovës të deklaruara publikisht për shkëmbim. Mirëpo unë gjithmonë kam qenë i qartë. Respektimi i integritetit territorial është krucial për të ardhmen e Kosovës. Ide të tilla nuk i sjellin të mirë as vendit, as paqes e stabilitetit në rajon. Idetë e tilla nuk janë të institucioneve të Kosovës. Edhe lakimi i emrit tim në këtë problematikë nuk është i rastësishëm. Unë i kuptoj sponsorizuarit e kësaj ideje. Por përgjigjja ime është e qartë. Bibël dhe Kuran për mua, është deklaratat e pavarësisë së Kosovës, jo spekulimet dy javë më herët të Spotnikut, e pastaj të përkthyera e të transmetuara gabimisht në mediume të caktuara kudo që ato paraqiten”, tha Thaçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura