Thaçi konfirmon dhe nga Austria: Me korrigjimin e kufijve, mund të arrihet marrëveshja me Serbinë

Aug 25, 2018 | 20:44
SHPËRNDAJE

Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë sot në, se Kosova është e vendosur që ta arrijë një marrëveshje me Serbinë, dhe tha se përfshirja e korrigjimit të kufijve në këtë marrëveshje nuk duhet t’i frikësojë apo të kundërshtohet nga vendet tjera, njofton Klan Kosova.

Ai foli në kuadër të një paneli të përbërë po ashtu nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nga homologu i tij slloven, Borut Pahor, si dhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ku për temë ishin perspektivat e reja për zgjerimin e BE-së.

Forumin Evropian Alpbach në Austri

Thaçi tha se  vendet e rajonit janë në nivel të ngjashëm të zhvillimeve por edhe të sfidave duke përmendur zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tani edhe zyrtarisht kemi lansuar fazën finale të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga [përfaqësuesja e lartë e BE-së] Federica Mogherini”, ka thënë ai.

“Më lejoni të theksoj që Kosova është e vendosur që ta arrijë marrëveshjen e obligueshme me Serbinë dhe është koha që ta bëjmë këtë tani”.

“Kemi një dritare të shkurtër të mundësive dhe nuk është fare e lehtë”, tha Thaçi duke kërkuar ndihmë nga të gjitha vendet tjera.

“Kam vullnetin që ta bëj këtë dhe ta arrij këtë cak”, tha Thaçi, duke shprehur gatishmërinë që ta eksplorojnë secilin opsion të mundshëm.

Ai përmendi korrigjimin e kufijve si  përpjekje për ta arritur këtë marrëveshje.

Thaçi bëri thirrje që vendet tjera të mos frikësohen për një marrëveshje potenciale mes Kosovës dhe Serbië që do ta përfshinte korrigjimin e kufijve, duke thënë se Kosova do të mbetet shtet multi-etnik dhe do t’i ruajë standardet e larta sa i përket mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve./Klan Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura