Thaçi: Jemi të vendosur të kemi marrëveshje të mirë mes Kosovës e Serbisë

Nov 15, 2018 | 9:59
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mohuar se një marrëveshje e mundshme paqeje me Serbinë do të përfshinte riorganizimin e kufirit përgjatë vijave etnike mes frikës se një marrëveshje e tillë mund të ndezë konfliktin mes dy shteteve fqinjë.

Hashim Thaçi

Ai ka theksuar se Ballkani ka nevojë për një marrëveshje të drejtë paqeje dhe të qëndrueshme..

Siç shkruan britanikja Telegraf, mundësia e një ndërhyrje për korrigjim territoresh ka alarmuar disa udhëheqës të Bashkimit Europian, përfshirë Angela Merkel, kancelaren gjermane, të cilët kanë frikë se ideja mund të ringjallë armiqësitë, pas gati 20 vjet fushatë bombarduese të NATO-s që përfundoi konfliktin në Kosovë, duke hapur rrugën për pavarësinë e saj nga Serbia.

Thaçi më tej ka këmbëngulur se shkëmbimi i tokës nuk do të përbënte pastrimin etnik, pavarësisht nga frika mes të dyja vendeve.

“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë kufij të bazuar në linjat etnike. Kosova dhe Serbia do të mbeten shumë etnike në frymë dhe në realitet”, është shprehur ai gjatë qëndrimit të tij në Paris.

Duke qenë se Lufta e Parë Botërore u shkaktua nga një krizë në Ballkan pas vrasjes së Franz Ferdinandit të Austrisë në vitin 1914 nga një nacionalist serb në Sarajevë, tani kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, presidenti Hashim Thaçi ka potencuar se duhet shfaqur kujdes të shtuar për të mos sjell konflikte të reja si ato të dikurshme.

“Marrëveshjet e këqija të paqes pas Luftës së Parë Botërore çuan në konflikte të mëtejshme dhe luftra të mëtejshme dhe për këtë arsye ne jemi të vendosur të kemi një marrëveshje të mirë mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi u ka kërkuar krerëve europianë të ndihmojnë në finalizimin e një marrëveshjeje me Serbinë përpara zgjedhjeve të BE në maj të 2019-ës, gjë që mund të japë më shumë fuqi ndaj partive kundër emigracionit, në kundërshtim me zgjerimin e BE.

Por sipas tij nëse kjo nuk ndodhë Europa do të humbasë një “mundësi historike”.

Thaçi përsëriti qëndrimin e Kosovës se asnjë marrëveshje paqeje nuk është e mundur nëse Serbia dhe Rusia nuk e njohin atë si një shtet sovran

Ai tha se kufiri do të përcaktohej nga komisionet shtetërore nga Kosova dhe Serbia, duke shtuar gjithashtu se pa një marrëveshje paqeje, islamistët mund të bëheshin më të fuqishëm në Kosovën me shumicë myslimane.

“Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë do të ketë një vakum që do të përdoret nga ideologjitë që nuk janë perëndimore”, njofton Klan Kosova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura