Thaçi dekoron Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare

Feb 18, 2018 | 10:50
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë.

yjj_1518943314-2748205-780x439

“Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenar me ty”, ka shkruar ai nw facebook.

27913431_1825668680836816_6309708610407278983_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura