Tha se nuk i besonte testeve të COVID-19/ Shkencëtari italian tallet me Kristiano Ronaldon: Mirësevjen në ekipin e specialistëve të sëmundjeve infektive

Oct 28, 2020 | 21:23
SHPËRNDAJE

Gjithçka që thotë dhe bën Cristiano Ronaldo është lajm dhe provokon reagime dhe diskutime.

cristiano_ronaldo

Pra, kur super ylli portugez i Juventusit shkroi se testet për koronavirusin janë broçkulla (diçka jo e vërtetë), duke vënë në dyshim besueshmërinë e tyre, solli reagime të shumta.

Specialisti i famshëm italian i sëmundjeve infektive Roberto Bourioni nuk e la frazën specifike të “CR7” pa e komentuar.

Ajo frazë solli një situatë konflikt me Ministrin e Sporteve Vincenzo Spandafora, i cili tha se futbollisti 35-vjeçar thyeu rregullat e COVID-19.

Me një ironi të madhe, atëherë, Bourioni shkroi në Tëitter: “Unë e mirëpres kolegun tim Cristiano Ronaldo në ekipin e madh të specialistëve të sëmundjeve infektive. Ai do të jetë shumë i dobishëm në ndeshjen tjetër të futbollit kundër okulistëve”!

roberto ronaldo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura