Tha se nuk do ta bënte kurrë publik, zbulohet i dashuri i ri i Tea Trifonit! (Video)

Jul 26, 2021 | 14:01
SHPËRNDAJE

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, zbuloi disa ditë më parë se tashmë ka nisur një lidhje të re.

tea trifoni (4)

Ajo tha se partneri i saj është një djalë i thjeshtë dhe i panjohur për publikun. Ndër të tjera, ajo zbuloi se shkak për njohjen e tyre është bërë Fation Kuqari.

shqipe hysenaj fation kuqari (17)

E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”,- tha ish-konkurrentja disa ditë më parë, duke shtuar se ishin komplimentet për inteligjencën dhe jo ato për sytë që i tërhoqën vëmendjen nga i dashuri.

tea trifoni (7)

Gjatë bisedave virtuale me ndjekësit në Instagram, Tea ka treguar se nuk dëshiron që ta bëjë më publik partnerin e saj, duke iu referuar vështirësive që kaloi pas ndarjes nga Beart Rexhepi.

tea trifoni (1)

Mirëpo, fundjavën e kaluar, Trifoni është fotografuar krah të dashurit të saj të ri.

tea trifoni (8)

Ajo kishte udhëtuar drejt Sarandës për të kaluar disa ditë pushimi dhe në mbrëmje publikoi një foto në Instastory të vetes, ku dukej edhe krahu i një mashkulli, fytyrën e së cilit nuk e kishte zbuluar.

Por ajo është fotografuar duke ecur në rrugë krah partnerit nga miqtë e saj.

tea trifoni (6)

tea trifoni (2)

tea trifoni, andi shehu (4) shqipe hysenaj tea trifoni (13) tea trifoni (2) tea trifoni (3) tea trifoni (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura