Tha se nuk afrohej me vajza nëpër festa, dalin foto e djalit të mbretëreshës Elisabet, të akuzuar për seks me të mitura

Nov 18, 2019 | 17:22
SHPËRNDAJE

Pas akuzave për orgjie dhe marrëdhënie seksuale me të mitura, djali i Mbretëreshës Elisabet, princi Andrew, tha se në fakt nuk ishte një njeri që i pëlqenin festat dhe aq më tepër të përkëdhelte femrat në publik.

Por duket se pas publikimit të disa fotove, deklaratat e tij nuk janë më fort të besueshme. Në një intervistë për BBC, në përpjekje për të pastruar figurën e tij, princi Andrew tha se përqafimet dhe puthjet në publik, nuk janë një gjë që ai do t’i bënte.

21125902-7695233-image-a-17_1574016887474

Por disa foto të bëra në vitin 2002, tregojnë princin duke puthur një vajzë me bikini në faqe, në një tjetër ai shihet duke shëtitur me një tjetër vajzë në rërë etj..

Djali i mbretëreshës, princi Endrju, është akuzuar nga një vajzë se ka kryer orgji me të dhe tetë vajza të tjera në ishullin privat në Karaibe, që ishte në pronësi të pedofilit Xhefri Epstein, të cilin ky i fundit e përdorte për të organizuar festa seksuale me të mitura.

Capture 5 3 2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura