Tha se ishte single por zbulohet e vërteta, Agnesa Vuthaj në lidhje me biznesmenin indian të shpallur në kërkim/ VIDEO nga avioni privat

Jan 13, 2020 | 14:50
SHPËRNDAJE

Është zbuluar lidhja e fshehtë e Agnesa Vuthaj me biznesmenin indian, Chetaan Sandesara, i cili kërkohet nga policia për mashtrim.

AGNESA-VUTHAJ

Ndonëse ish-missi deklaroi në emisionin “Shiko kush Luan” se është single dhe se i dashuri i saj do jetë shqiptar, duket se kjo nuk është e vërtetë.

Media online Magazina.al raporton se zemrën e Agnesës e ka rrëmbyer biznesmeni Sandesara, i cili është 23 vite më i madh se ajo.

Lidhja e saj me Sandesara dëshmohet edhe nga udhëtimi i saj me aeroplanin privat të 57-vjeçarit, në një video publikuar nga media online, ku Agnesa e xhiron dhe duke i thënë “Thuaj diçka” në gjuhën angleze.

Gjithashtu media shton se ishte pikërisht ish-Missi që në fillim të vitit 2019 i mundësoi një takim biznesmenit indian në zyrën e kryeministrit kosovar në largim Ramush Haradinaj.

Biznesmeni u prezantua nga Haradinaj si “përfaqësues i Sandesara Group nga Nigeria”, por ai ka një histori mashtrimi dhe ikje nga shteti i tij amë, India.

Ai dhe familja e tij po përndiqen nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave.

Tani biznesmeni jeton në Nigeri, vend ky që është vizituar nga bukuroshja shqiptare.

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura