Tha se është single, Bora Zemani zbulon vendimin që ka marrë pas deklaratës së Donaldit dhe ‘përplasjes’ me Semin

Nov 25, 2021 | 9:39
SHPËRNDAJE

Semi Jaupaj ka marrë kritika herë pas here për shkak se ndërhyn në marrëdhënien mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit. Këngëtarja është shoqe e ngushtë me moderatoren e për këtë arsye, nuk dëshiron që Donaldi të marrë vendime të gabuara që mund ta mërzisin atë dhe Borën.

bora donald

Gjithçka nisi kur Veshaj deklaroi se është single, pavarësisht se shkëmbeu një puthje në buzë me Borën. Pas zhurmës së krijuar nga “protektiviteti” i Semit, Bora reagoi dje me anë të disa videove të publikuara në Instastory.

Moderatorja tha se i uron çdokujt që të ketë një shoqe si Semi në jetën e tyre, sepse ato e kuptojnë njëra-tjetrën atë në çdo moment edhe pa folur dhe nuk përpiqen ta ndryshojnë njëra-tjetrën.

Por përveç Semit, ajo përmendi edhe ish-të dashurin, Donaldin. Moderatorja zbuloi se çfarë vendimi ka marrë për marrëdhënien e tyre pasi aktori tha se është single.

Unë e dua shumë, ju e keni kuptuar mirë sesa e dua Semin dhe e njoh shumë shumë mirë, ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime për kaq shumë vite dhe mendoj se gjërat kryesore, që e kanë ruajtur shoqërinë tonë kanë qenë: besimi, ai lloj besimi që vërtetë e vëmë dorën në zjarr për njëra-tjetrën, protektiviteti, diçka që të tjerë e konsiderojnë si të keqe, por unë mendoj se ka qenë nga arsyet që e kanë ruajtur shoqërinë tonë se kemi qenë mbrojtëse ndaj njëra-tjetrës dhe tjetra që e kemi pranuar njëra-tjetrën ashtu siç jemi, pa u munduar fare ta ndryshojmë njëra-tjetrën.

Unë e kam pranuar Semin ashtu siç është, ndonjëherë flet më shumë seç duhet, bën gallata më shumë seç duhet, të përqafon më shumë seç duhet ose të mbron më shumë seç duhet.

Po nuk shoh asgjë të keqe në këtë mes, sidomos kur gjërat nuk bëhen me qëllim negativ, përkundrazi. E sot jam shumë e lumtur dhe shumë krenare, që më është mbushur Instagrami me vajza që më shkruajnë sa do doja dhe unë të kisha një shoqe si Semi, por jo Semin e dua për vete…

Sa i përket situatës tjetër ju e dini qëndrimin tim (tregon varësen dhuratë nga Donaldi), pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndoshta po mbaj ndonjë qëndrim tjetër, ku i dihet, ku e dimë ne se ç’ndodh jashtë.

bora zemani, donald veshaj (2) donald veshaj, bora zemani (5) donald veshaj, bora zemani (2) BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (8) BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (1) donald-veshaj-bora-zemani2 donald-veshaj-bora-zemani4 bora zemani donald veshaj (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura