“Tezja e kokainës” dënohet me 14 vite burg, do çonte drogë në Kosovë

Dec 1, 2015 | 13:31
SHPËRNDAJE

Gjykata për Krimë të Rënda jep vendimin përfundimtar për Valentina Tufën. E njohur me nofkën “Tezja e kokainës”, ajo u shpall fajtore për akuzën e “trafikut të narkotikëve në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Ajo dënohet me 14 vjet burg.

valentina-tufa

Valentina Tufa, që mban nofkën “tezja” ka udhëtuar në tre kontinente brenda një muaji. E dyshuar si “truri” i një rrjeti trafiku heroine dhe kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, ajo rezulton se në harkun kohor të më pak se një muaji, ka bërë të paktën shtatë udhëtime në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Kjo shtetase ka qenë e bashkë-pandehur në këtë proces me shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, për të cilët ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me dënimin e tyre. Ndaj këtyre dy të pandehurve (Çela dhe Hysolli) është zhvilluar procesi me gjykim të shkurtuar. Ndërsa për shtetasen Tufa, procesi është zhvilluar me gjykim normal.

Aktualisht, e pandehura Valentina Tufa gjendet e arrestuar nga ana e autoriteteve kosovare, pas aksionit të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, në përfundim të të cilit u zbuluan disa shtetas që kryenin trafik të lëndës narkotike të kokainës nga vende të ndryshme, në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e më tej, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

“TEZJA E KOKAINËS”
Valentina Tufina, më datë 09.06.2014, ka shkuar në Kosovë. Pasi mbërrin atje, shoqërohet nga bashkëpunëtorët e saj për në drejtim të vendit ku gjendej baza me lëndë narkotike, e konkretisht në fshatin Rosujë të Rajonit Pejë, në shtëpinë e shtetasit kosovarë V.B. Lëvizjet e saj dhe kontaktet në territorin e Kosovës janë mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet kosovare, pas nisjes së hetimeve.

Nga bashkëbisedimi telefonik me të pandehurin Gëzim Çela, e pandehura Valentina, i komunikon këtij të fundit se data 10.06.2014, si ditë e martë, ishte “ditë ters” për të dhe i kërkon që korrierin për të marrë lëndën narkotike (kjo me gjuhë të koduar), ta sjellë nga Shqipëria mbrëmjen e datës 11.06.2014. Pas kësaj bisede, Gëzim Çela, kontakton korrierin, e konkretisht të pandehurin Realt Hysolli, të cilit i kërkon të kryejë udhëtimin për në Kosovë.

Më datë 11.06.2014, i pandehuri Realt Hysolli, pasdite vonë niset për në drejtim të Kosovës, vetëm i pashoqëruar me njeri me autoveturën e tij dhe shkon në vendin ku e kishte lënë takimin me të pandehurën Valentina Tufina, me të cilën mbante kontakte telefonike, të përgjuara.

Pas takimit me të dhe bashkëpunëtorë të tjerë të saj aty, ai ngarkon në makinën e tij, duke e fshehur një sasi prej 7 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’, të ndara në 14 pako.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura