Teze së shpejti, Luana Vjollca publikon foton me Marinën duke i prekur barkun, dedikimi për fëmijën

Oct 19, 2021 | 16:34
SHPËRNDAJE

Luana Vjollca mezi pret të bëhet teze nga motra e saj e famshme, Marina Vjollca. Që nga momenti kur u bë publik lajmi se moderatorja ishte shtatzënë, Luana ka publikuar foton e parë me të motrën.

luana vjollca marina vjollca (1)

Të dyja pozojnë të lumtura krah njëra-tjetrës, ndërsa prezantuesja mbështet kokën në supin e Marinës dhe mban dorën në barkun e saj të rrumbullakosur.

“Mezi pressss të të takoj… ????”, shkroi Luana Vjollca, krahas fotos së ëmbël.

luana vjollca marina vjollca (3)

Marina Vjollca konfirmoi lajmin se ishte në shtatzënë në muajin gusht. Dyshimet e para se ajo ishte në pritje të ëmbël nisën kur moderatorja u zhduk nga ekrani dhe rrjetet sociale.

Ndërsa ende nuk është zbuluar gjinia e bebit.

luana vjollca marina vjollca (2)

Ndërkohë motra e saj, Luana, pasi i dha fund lidhjes me biznesmenin Krenar Çoçaj dhe largimit nga Top Channel, është fokusuar tek një projekt i saj personal.

240240697_368708854699141_8209687379283192994_n

Në një postim në Instagram, ajo zbuloi se pas 15 vitesh s’do jetë më pjesë “e shtëpisë ku u rrit dhe zhvillua”, duke shtuar se “po punon që sa më shpejt të jetë afër ndjekësve të saj me programe argëtuese”.

luana vjollca (4)

Lajmi për largimin e saj nga ky televizion erdhën pas thashethemeve se Arbana Osmani, i mori nga duart projektin për moderimin e Big Brother Vip. Asnjëra prej tyre nuk reagoi ndaj lajmeve, megjithatë thuhet se dy miket tashmë janë kthyer në “armike dhe rivale”.

/Panoramaplus.al

luana vjollca (6) marina vjollca (2) marina vjollca (4) marina vjollca (5) marina vjollca (6) marina vjollca (3) marina vjollca (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura