Teuta zhvendoset në Sukth, Nijaz Lena qetëson Maganin

Nov 23, 2017 | 11:29
SHPËRNDAJE

Teuta ka zhvendosur në fushën e Sukthit përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Flamurtarit, që do të luhet të shtunën në orën 17:00, në stadiumin e Vlorës. Për shkak të terrenit jo të përshtatshëm në fushën me bar sintetik në Durrës, stafi teknik ka vendosur që përgatitjet të kryen në stadiumin e Sukthit. Vetëm një ditë para ndeshjes, si zakonisht durrsakët do të stërviten në fushën e stadiumit “Niko Dovana”, duke i dhënë dorën e fundit me një seancë taktike.

teuta

Bashkë me grupin dje u stërvit edhe mesfushori Nijas Lena që në ditët e fundit ka ndierë një shqetësim në këmbë dhe nuk ka qenë i pranishëm në përgatitjet me grupin. Gjendja në skuadër duket pozitive, teksa trajneri Gugash Magani kërkon nga të tijtë të vazhdojnë me të njëjtin rritëm edhe në sfidën kundër vlonjatëve. Edhe pse skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Vllaznisë, Magani sërish kërkoi nga lojtarët më tepër vigjilencë dhe besim në vetvete.

Sfida me Flamurtarin paraqet një shkallë të lartë rrezikshmërie, sidomos pas humbjes së fundit në fazën e parë dhe momentit pozitiv që po kalojnë vlonjatët. Në 10 ndeshjet e fundit statistikat flasin për “djemtë e detit”, me katër fitore, tre barazime dhe tre humbje.

Ky takim vlerësohet maksimalisht nga durrsakët, që duan të tregojnë se dy fitoret e fundit nuk ishin rastësi dhe, për më tepër, për të marrë “hak” për humbjen në fazën e parë. Të besuarit e Maganit duan t’u shkaktojnë humbjen e dytë në kampionat kuqezinjve që drejtohen nga Duro.

DRILON XHEPOLLARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura