“Teuta, treni i fundit për titullin”, Ilir Daja: Kemi problem me një nga lojtarët, ja e vërteta e largimit të Mëllugjës

May 16, 2021 | 11:29
SHPËRNDAJE

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të “finales” së sezonit ndaj Teutës. Në prononcimin para gazetarëve, tekniku i të kuqve deklaroi se në këtë përballje do të luhet gjithçka për gjithçka. Daja e shikon Teutën si “trenin” e fundit për titullin.

dAJA

SULMI MË I MIRË VS MBROJTJA MË E MIRË- Sigurisht që është një ndeshje ku do të luhet gjithçka për gjithçka. Nëse duam t’i kemi gjërat në dorën tonë, besoj që është treni i fundit. Kemi një kundërshtar të vështirë sepse luan vendi i parë me të dytin dhe Teuta pozicionohet në këtë kampionat sepse ka ditur të menaxhojë shumë mirë deri në këto javë. Është mbrojta më e mirë, por ne kemi sulmin më të mirë. Sigurisht që loja ka 2 faza dhe duhet mos përballemi vetëm në këtë lloj situate, por duhet të mendojmë edhe për raportet e mbrojtjes, se edhe Teuta ka lojtarë që nëse do i lesh hapësirat e duhura mund të të godasin.

DY SEZONE PA FITORE NË DURRËS- Kam dëgjuar që Partizani kishte 7 vite pa fituar me një ekip tjetër, për etikë nuk po e përmend. Besoj që në këtë vit që unë drejtoj bashkë me stafin Partizanin, kemi marrë njësoj pikë të dy ekipet. Që do të thotë që nesër do të luftojmë patjetër për të marrë 3 pikëshin. Ky 3 pikësh të jep edhe një bonus tjetër, sepse me ndeshje direkte pastaj pozicionohemi më mirë se Teuta.

ÇFARË DUHET TË NDRYSHOJË- Fakti që as Teuta nuk na ka mundur asnjëherë, raportet janë 50 me 50. Duhet të jemi të kujdesshëm, ta shtrimë këtë lloj përqëndrimi. Duhet të jemi të kujdesshëm, mos të prishim ekuilibrat, Teuta pëson pak gola. Pra duhet të sulmojmë me më shumë forca, duke pasur një mënyrë tjetër të luajturi në Durrës, më qenë së duhet të rriskojmë për të marrë 3 pikësh.

KONTIGJENTI I PLOTË- Kemi një problem me një nga lojtarët, që ka bërë ekon sot, por ekoja ka dalë e pastër. Sigurisht që ka kontrakturë jo tërheqje të gradës së parë. Vlen të theksohet se të gjithë lojtarët që kanë qenë në fazë përgatitore, asnjëri nuk ka pasur dëmtime, janë dëmtuar vetëm lojtarët që kanë ardhur në janar. Element shumë i rëndësishëm në futboll, është vazhdueshmëria. Duke parë këtë element pozitiv, jemi të kënaqur. Nuk kemi dëmtime, jemi ekipi me gjendjen më të mirë. Sepse mund të mos kesh dëmtime, por të kesh gjendje jo të mirë fizike.

PRESIONI I FITORES- Besoj që unë nuk jam këtu për Teutën. Po shikoja kalendarin e ndeshjeve në vazhdim, nuk mendoj që edhe Teutës i leverdis barazimi, sepse mbas ndeshjes tonë, shkon në një transfertë të vështirë në Laç. Mendoj që edhe ata duan ta fitojnë ndeshjen. Ne jemi të detyruar, por në fund fare nuk do të ç’balancohemi. Është më mirë ta menaxhosh një ndeshje kur është barazim apo në avantazh sesa në disavantazh.

NGARKESA E LOJTARËVE- Edhe ju si individ jeni të ngarkuar. Çdo njeri në rruzullin tokësor nga ky vit pandemie është i ngarkuar. Situata të tilla ndikojnë edhe te lojtarë, edhe ata njerëz janë. Ndoshta nuk kanë risk për virusin që ka qenë në qarkullim, por kanë njerëzit e tyre të shtëpisë. Ngjeshja e kampionatit ka bërë të vetën. Të gjithë ekipet e kanë ndjerë këtë lodhje fizike, ashtu siç çdo njeri. Them që të gjithë janë në raporte të barabarta. Na gëzon fakti që kemi një gjendje fizike më të mirë, këtë e kemi vërtetuar në pothuajse të gjithë ndeshjet e fundit të fazës së katërt.

LARGIMI I MËLLUGJËS- E vërteta është që Mëllugja është larguar. Ka qenë shumë korrekt largimi i Mëllugjës, duke parë hapësirat e munguara, por për faj të Partizanit, apo stafit të Partizanit, por për faj të vetë lojtarit, sepse në periudhën që ka ardhur te Partizani, kishte shkëputje të stërvitjes. Kanë gjetur dakordësinë dypalshe dhe në mënyrë shumë korrekte është vendosur të shkëputet bashkëpunimi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura