“Teuta e meriton kreun”, maqedonasi Todorovski “presion” rivalëve: Nuk ndalemi këtu…

Oct 20, 2019 | 20:55
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Teutës, Blagoja Todorovski, shkëlqeu në ndeshjen e së premtes ndaj vlonjatëve. Në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, titullari i durrsakëve u shpreh i kënaqur për tri pikët ndaj Flamurtarit. Ai shprehet që ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe t’i marrë ndeshjet një e nga një.

blajigo todorovski

FITORJA – “Ishte një fitore e merituar nga ana jonë. Një fitore që për ne ishte shumë e rëndësishme për vazhdimësinë. Komplimente djemve dhe jam i lumtur gjithashtu për tifozët. Duke parë cilësitë që kemi në skuadër dhe punën e palodhur të stafit teknik, jemi në rrugë të mbarë. Tashmë shoh një skuadër plot grintë”.

PRESION – “Presioni ishte i brendshëm te lojtarët. Në pjesën e parë ishim pak “të ftohtë” dhe nervozë, por më pas erdhi goli dhe bëmë një paraqitje fantastike. Ruajtëm rrjetën e paprekur, diçka që është shumë e rëndësishme për faktin edhe sepse ia bëmë të vështirë kundërshtarit të na sulmojë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

blagoja todorovski

LAÇI – “Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm në çdo ndeshje, prandaj dhe në takimin e radhës në Laç duhet të jemi shumë seriozë dhe të mos i lejojmë vetes asnjë gabim. Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar, pavarësisht renditjes që ka në tabelë”.

KREU – “Vendi i parë është plotësisht i merituar, por ka edhe shumë javë nga përfundimi i sezonit. Ka ende dhe shumë rrugë deri në fund të kampionatit dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Pavarësisht se e dimë që vendi i parë të jep titullin, mendoj se kemi ende rrugë të gjatë përpara. Dëshira është e madhe, ndaj kemi nisur të rikuperojmë dhe të vlerë sojmë në maksimum çdo ndeshje”.

AMBIENTIMI – “Jam përshtatur që në fazën përgatitore. Stafi dhe shokët ma bënë shumë të lehtë. Nuk i trembem konkurrencës, përkundrazi, e vlerësoj shumë. Siç përmenda më sipër, e rëndësishme është që ekipi të ecë me fitore, pastaj kush do të luajë ta vlerësojë stafi në bazë të formës së lojtarit”, deklaroi Todorovski.

Zamir Qypi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura