Tetori rozë/ Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Ekografia e gjirit dhe markuesi tumoral, tek “Intermedica” me mbi 50% zbritje

Oct 17, 2020 | 11:47
SHPËRNDAJE

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Me mbështetjen e gjithsecilit prej nesh, mund t’i tregojmë çdo gruaje se jeta e saj është e rëndësishme. Duke punuar së bashku, ne mund të rrisim shpresën dhe të mbështesim çdo grua me kujdesin që i nevojitet.

9

Viti 2020 është prova se ne duhet të veprojmë së bashku dhe zgjedhjet dhe sjelljet tona kanë fuqinë për të mbrojtur më të prekshmit midis nesh. E njëjta gjë vlen edhe kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, Kanceri i Gjirit është kanceri më i diagnostikuar dhe shkaku kryesor i kancerit vdekjeprurës në gratë në të gjithë botën. Kjo sëmundje prek jetën e qindra mijëra grave çdo vit. Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, prandaj, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet e vetmja formë e kontrollit të kancerit të gjirit. Kur kemi një detektim të hershëm të kancerit të gjirit dhe një diagnozë dhe trajtim të përshtatshëm, ka mundësi që kjo sëmundje të shërohet.

Megjithatë, nëse zbulohet vonë, trajtimi dhe kura nuk janë më një mundësi. Kanceri i gjirit nis në qelizat e gjirit si një grup qelizash kanceroze që më pas mund të pushtojnë indet përreth ose të përhapen në zona të tjera të trupit, duke u shkëputur nga tumori origjinal dhe duke hyrë në enët e gjakut ose enët limfatike, të cilat degëzohen në inde në të gjithë trupin. Kur qelizat e kancerit udhëtojnë në pjesë të tjera të trupit dhe fillojnë të dëmtojnë indet dhe organet e tjera, procesi quhet metastazë.

Kur ju thuhet se keni kancer të gjirit, është e natyrshme të pyesni se çfarë mund të ketë shkaktuar sëmundjen. Gratë me faktorë të caktuar rreziku kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të gjirit. Një faktor rreziku është diçka që mund të rrisë mundësinë e shfaqjes së një sëmundjeje.

Disa faktorë rreziku (të tilla si pirja e alkoolit) mund të shmangen, por shumica e faktorëve të rrezikut (të tilla si një histori familjare të kancerit të gjirit) nuk mundet. Të kesh një faktor rreziku nuk do të thotë që një grua do të preket nga kanceri i gjirit dhe gjithashtu shumë gra që kanë faktorë rreziku nuk zhvillojnë kurrë një kancer të gjirit. Faktorët e rrezikut që shoqërohen me kancerin e gjirit.

Faktorët gjenetikë:

Gjinia: kanceri i gjirit shfaqet pothuajse 100 herë më shpesh tek gratë sesa tek burrat. Mosha: dy nga tre gra me kancer invaziv diagnostikohen pas moshës 55 vjeç.

Raca: kanceri i gjirit diagnostikohet më shpesh tek gratë kaukaziane sesa gratë e racave të tjera.

Historia familjare dhe faktorët gjenetikë: nëse nëna, motra ose të afërmit tuaj janë diagnostikuar me kancer të gjirit ose vezores, ju keni një rrezik më të lartë për t’u diagnostikuar me kancer të gjirit në të ardhmen. Rreziku juaj rritet nëse i afërmi juaj është diagnostikuar para moshës 50 vjeç.

Histori e shëndetit personal: nëse jeni diagnostikuar me kancer të gjirit në njërin gji, ju keni një rrezik të rritur për t’u diagnostikuar me kancer të gjirit edhe në tjetrin, në të ardhmen. Gjithashtu, rreziku juaj rritet nëse më parë janë zbuluar qeliza anormale të gjirit (të tilla si hiperplazia atipike, etj.).

Historia menstruale dhe riprodhuese: menstruacioni i parakohshëm ose menopauza e vonë, të pasurit fëmijën e parë Paketa promocionale që ofrohet në Intermedica për kontrollin e gjirit Intermedica, Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit “Kur kemi një detektim të hershëm të kancerit të gjirit dhe një diagnozë dhe trajtim të përshtatshëm, ka mundësi shërimi” në një moshë më të madhe ose nëse nuk keni lindur asnjëherë, gjithashtu mund të rrisin rrezikun tuaj për kancer të gjirit.

Ndryshime të caktuara të gjenomit: mutacionet në gjene të caktuara, të tilla si BRCA1 dhe BRCA2, mund të rrisin rrezikun tuaj për kancer të gjirit. Kjo përcaktohet përmes një testi gjenetik, të cilin mund ta kryeni nëse keni një histori familjare të kancerit të gjirit. Individët me këto mutacione gjenesh mund të kalojnë mutacionin tek fëmijët e tyre. Faktorët e rrezikut që mund të shmangen: Faktorët e rrezikut mjedisor dhe stili i jetesës.

Mungesa e aktivitetit fizik: një mënyrë jetese pa aktivitet fizik mund të rrisë rrezikun tuaj për kancer të gjirit.

Dieta: një dietë e pasur me yndyrë dhe mos konsumimi i frutave dhe perimeve mund të rrisë rrezikun.

Mbipesha ose obeziteti: të qenit mbipeshë mund të rrisë rrezikun tuaj për kancer të gjirit. Rreziku rritet nëse keni kaluar menopauzën.

Pirja e alkoolit dhe duhanit: konsumimi i shpeshtë i alkoolit dhe duhanit mund të rrisë rrezikun tuaj për kancer të gjirit. Sa më shumë alkool të konsumoni, aq më i madh rreziku. Kryerja e radioterapive në gjoks para moshës 30 vjeç mund të rrisë rrezikun për kancer të gjirit.

Terapia e Kombinuar e Zëvendësimit të Hormoneve (HRT), e cila përshkruhet për menopauzën, mund të rrisë rrezikun për kancerin e gjirit dhe rrezikun që kanceri të zbulohet në një fazë më të përparuar. 60-70% e personave me kancer të gjirit nuk kanë asnjë lidhje me këta faktorë rreziku, dhe ka njerëz të tjerë me faktorë rreziku që nuk do të zhvillojnë kurrë këtë sëmundje. Ka disa faktorë që me siguri nuk shkaktojnë kancer të gjirit. Kanceri i gjirit nuk është ngjitës; nuk mund të kontraktoni kancerin nga një person që ka sëmundjen.

Kanceri i gjirit nuk shkaktohet nga veshja e reçipetave me strukturë përforcuese, implantet, deodorantët, antiperspirantët, mamografitë, kafeina, artikujt plastikë që shërbejnë për të servirur ushqimet, mikrovala ose celularët. Shumë simptoma të kancerit të gjirit janë të padukshme dhe nuk vërehen pa një kontroll profesional, por disa simptoma mund të kapen herët vetëm duke qenë proaktivë për shëndetin tuaj të gjirit.

Ekzaminimet klinike të gjirit janë një pjesë e rëndësishme e zbulimit të hershëm. Ulja e incidencës së kancerit të gjirit lidhet edhe me teknikat e reja diagnostike imazherike, që ndikojnë në diagnostikimin e hershëm dhe reduktimin e vdekshmërisë.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Intermedica do të ofrojë një paketë promocionale për kontrollin e gjirit. Në këtë paketë do të përfshihet Ekografia e gjirit dhe markuesi tumoral CA 15-3, që do të ofrohen me një çmim nga 5.500 në 2.500 lekë të reja përgjatë gjithë muajit tetor. Info & rezervime: 042 200 600 www.intermedica.al Diagnoza e hershme mbetet baza për kontrollin e kancerit të gjirit.

Detektimi në kohë shoqëruar me një diagnozë dhe një trajtim të përshtatshëm, krijon mundësi të mira që kanceri i gjirit të shërohet. Kanceri i gjirit është ende i pranishëm dhe rrezikon jetën e familjeve. Këtë tetor le të vendosim të gjithë një fjongo rozë, në mbështetje të ndërgjegjësimit, diagnostikimit të hershëm dhe përmirësimit të jetës së grave në mbarë botën.

Rubrika pyetje përgjigje më të shpeshta

A mund të ndihmojë një dietë e shëndetshme në parandalimin e kancerit të gjirit?

Një dietë e shëndetshme, me pak yndyrna,e pasur me fruta dhe perime mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit. Një dietë me shumë yndyrna rrit rrezikun duke qenë se shkakton prodhimin e estrogjenit që mund të ushqejë rritjen e tumorit.

E redukton aktiviteti fizik rrezikun e kancerit të gjirit? Aktiviteti fizik forcon sistemin imunitar dhe ju ndihmon të mbani nën kontroll peshën tuaj. Me më pak se tre orë ushtrime në javë, ose rreth 30 minuta në ditë, një grua mund të ulë rrezikun e saj për kancer të gjirit. Nuk është e nevojshme të ushtroheni në një palestër, ecja e shpejtë është mëse e mjaftueshme.

A shkakton pirja e duhanit kancerin e gjirit?

Pirja e duhanit është një faktor rreziku i konfirmuar për shumë lloje të kancerit. Kërkimet kanë konfirmuar se pirja e duhanit është një faktor rreziku që kontribuon për zhvillimin e kancerit të gjirit. Nëse jeni duhanpirës, ndihmojeni veten në një mënyrë domethënëse dhe ndaloni pirjen e duhanit. Shërimi mund të fillojë çdo javë në të cilën nuk konsumoni duhan. Pirja e duhanit gjithashtu kontribuon drejtpërdrejtë në sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

Konsumimi i alkoolit mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit?

Moderimi është çelësi. Një pije në ditë është treguar se nuk ndikon, por konsumimi i më shumë se një pije në ditë ka treguar se është një faktor i rëndësishëm rreziku dhe përmbajtja e alkoolit nuk ka rëndësi: verë, birrë ose një pije e përzier. Alkooli gjithashtu rrit estrogjenin në qarkullim. Megjithëse e dimë që më shumë se një pije në ditë rrit rreziqet, deri më sot nuk ka studime që demonstrojnë drejtpërdrejtë se sa më shumë që pi një person, aq më i rritur është rreziku i tij për kancer. Dhe në disa raste, pirja e një gote verë në ditë mund të ofrojë përfitime për shëndetin e zemrës.

Sa shpesh duhet të bëj një vetë-testim të gjirit?

Në vetë testim i gjirit këshillohet të kryhet një herë në muaj. Kontrolloni për çdo ndryshim në indet e gjirit, të tilla si modifikime në madhësi, prekja e një gunge të ndjeshme, zbehje e gjirit, skuqje e lëkurës së gjirit, etj. Nëse zbuloni një formacion të dyshimtë, është shumë e rëndësishme që menjëherë të konsultoheni me një mjek.

Sa shpesh duhet të shkoj te mjeku im për një kontroll?

Ju duhet të keni një konsultë mjekësore çdo vit, e cila duhet të përfshijë një kontroll klinik të gjirit. Nëse shfaqet ndonjë simptomë e pazakontë ose ndryshim në gjinjtë tuaj para vizitës së planifikuar, mos hezitoni të kontaktoni menjëherë mjekun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura