Tetë vite shtrirë, prindërit kërkonin vetëm një krevat, pas rastit të rëndë të 29-vjeçarit reagon Rama, tregon ç’do ndodhë tani me të riun

Oct 1, 2019 | 12:00
SHPËRNDAJE

71250723_10157031167491523_6662968433426038784_n

Erjon Xhangoli, 29-vjeçari që jeton në fshatin Barc në Korcë dhe jeta e tij mori kthesë që në vitin 2011, pasi në atë kohë, kur ishte vetëm 21 vjeç emigroi në shtetin grek, atje u aksidentua e ra në një greminë. U bënë plot 8 vjet që 29 vjeçari rri shtruar në banesën e tij. Ishin prindërit ata që kerkuan një krevat dhe rasti i djalit u shpernda gjeresisht ne mediat sociale, pasi u be publik nga News24.

71086638_10157031167396523_6690932213871017984_n

Sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka dhene lajmin e mire per te riun.

MESAZHI I PLOTE I RAMES

“Dje pasdite përmes një faqeje në fb u publikua një rast dramatik nevoje për kujdes të veçantë shëndetësor në fshatin Barç të Korçës. Si rrjedhojë e publikimit, pati një sensibilizim të lexuesve që e “bombarduan” zyrën time online në whatsap, duke dërguar linkun e faqes në fjalë.

71754334_10157031167381523_3909286693177393152_n

• E rëndësishme është të sqarohet se 29 vjeçari, Erion Xhangolli, pas një aksidenti të rëndë përpara 8 vjetësh në Greqi, ka marrë mjekimin në shtëpi sipas këshillimit të bërë atje dhe familja nuk i është drejtuar ndonjëherë autoriteteve tona shëndetësore.

71187921_10157031167501523_8898775481118097408_n

• Disave që linkun e shoqëruan me të shara e me broçkulla të tipit, “po vdes populli, se s’ka spitale”, etj., u them se duhet t’i bëjnë një rifreskim memories, e të kujtohen se çfarë rrumpalle e frikshme ishin spitalet deri para pak vitesh dhe nëse sot, ka ende shumë akoma për të bërë, duan s’duan ata, situata ka ndryshuar si dita me natën.

• Të tjerët, shumicën e atyre që e çuan linkun, pa komente apo edhe me fjalë të edukuara kërkese për vëmendje nga ana ime, i falenderoj me respekt për njerzillëkun e tyre dhe përmes këtyre fotove, i informoj se qysh në momentin e parë të publikimit të videos së këtij rasti dramatik, Ogerta kishte organizuar vizitën e më pas, lëvizjen e djalit të sëmurë drejt Tiranës për sot në mëngjes.

71829148_10157031167626523_5616240927220695040_n 71120932_10157031167646523_7516113448543977472_n

RËNDËSI KA QË ERION XHANGOLLI, PO MERR SHËRBIMIN E DUHUR NË AUTOAMBULANCËN MODERNE, RRUGËS PËR NË SPITALIN E TRAUMËS NË TIRANË. MË PAS AI DO TË KETË NË SHTËPI KREVATIN SPECIAL QË KËRKON TRAJTIMI I PLAGËVE TË TIJ, SI EDHE NJË INFERMIERE TË DEDIKUAR QË DO TA NDJEKË SIPAS KALENDARIT MJEKËSOR?‍⚕️

Forca Erion, sot ke pranë shumë miq dhe ne jemi me ty?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura