Tetë shqiptarë me jaht luksoz drejt Britanisë, por fundi i udhëtimit i çoi atje ku nuk do të donin!

Nov 7, 2019 | 23:04
SHPËRNDAJE

Një burrë është arrestuar dhe një hetim ka nisur pasi tetë emigrantë të dyshuar ilegal u zbuluan në bordin e një jahti.

jaht

Jahti u gjet në brigjet e Britanisë së Madhe, teksa ishte përgjuar nga Forcat Kufitare Seeker dhe një helikopter bregdetar, i cili më pas e shoqëroi në Baza Detare të Portsmouth në Hampshire.

Tetë shtetas shqiptarë u gjetën në bord dhe çështjet e tyre tani do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Një hetim ka nisur nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Drejtuesi i jahtit, një shtetas 64-vjeçar britanik, është mbajtur nën dyshimin e veprave të imigracionit pas incidentit. Tani ai po merret në pyetje nga hetuesit e NCA.

Një zëdhënës i NCA tha: “Tetë shtetas shqiptarë u gjetën në bord dhe çështjet e tyre tani do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Drejtuesi i anijes, një shtetas 64-vjeçar britanik, është arrestuar me dyshimin se po përpiqet të lehtësojë shkeljen e ligjeve të imigracionit dhe tani po merret në pyetje nga hetuesit e NCA. Varka po ekzaminohet në bazën detare të Portsmouth”.

Aksioni vjen pasi tetë persona u arrestuan në fillim të kësaj jave nga policia vietnameze në lidhje me 39 migrantët e gjetur të vdekur në një kamion në Essex.

Ata u mbajtën të dielën nën dyshimin e organizimit të njerëzve që kontrabandonin jashtë shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura