Tetë qytetarë të infektuar me koronavirus, ministria e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë humbje jete, ja si paraqitet situata

Nov 29, 2022 | 17:57
SHPËRNDAJE

Tetë qytetarë rezultojnë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë nuk ka asnjë humbje jetë, ndërsa janë shëruar 19 pacientë.

testi covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 123 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 8 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 2 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Sarandë.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,485 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 29 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                8

Të shëruar në 24 orë             19

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       123

Testime totale                   2,008,764

Raste pozitive                      332,224

Raste të shëruara                  328,485

Raste Aktive                             145

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    120

Gjirokastër                12

Berat                           4

Fier                           2

Vlorë                         2

Shkodër                 1

Elbasan                    1

Kukës.                      1

Dibër.                        1

Lezhë.                        1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura