Tetë ditë afat për aplikimin në universitete, ja datat

Jul 27, 2016 | 18:17
SHPËRNDAJE

Zbardhet procedura se si do të aplikojnë këtë vit maturantët që garojnë në universitete. 6 Ashtu siç kemi njoftuar edhe më herët, procedura do të nisë më 1 gusht me maturantët kryeqytetas, për të vijuar për tetë ditë me radhë me ata në rrethe sipas kalendarit të poshtëshënuar të datave.

Studentët
Studentët

Ndonëse udhëzimi me datat u bë publik vetëm dje nga Ministria e Arsimit, maturantët ende nuk kanë në dorë Formularin e Aplikimit në IAL, në të cilin renditen të gjitha programet e studimit dhe as kuotat që duhet të miratojë qeveria për këtë vit. PORTALI Udhëzimi nr.13 i MAS-it detajon gjithë rrugën që maturantët duhet të ndjekin për të qenë pjesë e garës së sivjetme në universitete.

Çdo gjë do të kryhet përmes “Portalit të Maturës Shtetërore online”, i cili administron bazën e të dhënave të maturantëve”, procedurat e aplikimit me formularët A1/ A1Z, rezultatet e maturës shtetërore, procesin e përzgjedhjes së preferencave në programet e studimit të universiteteve publike e private e deri te regjistrimi i studentëve që shpallen fitues. Po kush ka të drejtë të aplikojë në portal?

“Aplikimi të kryhet nga kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, që janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, ne IAL publike dhe/ose jopublike, të cilët plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë për programet e studimit për të cilat aplikojnë”, përcaktohet në udhëzimin e ministrisë.

Shtyrja e plotësimit të formularit në muajin gusht ka ndodhur pasi drejtoritë e shkollave ende nuk kanë përfunduar procesin e hedhjes në portal të të gjitha rezultateve të gjimnazit. Kjo duhet të bëhet si për maturantët e sivjetmë, ashtu edhe për ata të viteve të kaluara, si dhe kandidatët që përfunduan studimet e mesme jashtë vendit. Brenda javës, ata duhet të kenë bërë pagesën e mandatit prej 2 mijë lekësh dhe ta dorë- zojnë në shkollën ku kanë kryer studimet, si kusht për të bërë aplikimin e mëtejshëm në portal.

APLIKIMI

Nga lista e programeve të studimit që ofrojnë universitetet publike e private, maturantët do të zgjedhin dhjetë degë ku dëshirojnë të kryejnë studimet.

“Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit dhe hedhjes në sistem të notës mesatare, do të aplikojnë në Portalin e Maturës Shtetërore, nëpërmjet formularit të aplikimit, për çdo DAR/ZA më datat l-11 gusht 2016”.

Njësoj si vitet e kaluara, ky proces mund të kryhet në shkollë apo në çdo mjedis ku ka akses interneti, sipas udhëzuesit teknik të MAS-it. Sistemi i komanduar nga AKP-ja nuk do të lejojë aplikimin e kandidatëve, të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare që ka përcaktuar qeveria si dhe kriteret që ka përcaktuar secili universitet.

Në të njëjtin formular do të hidhen edhe preferencat për degët me konkurs. “AKP-ja u përcjell IAL-ve që parashikojnë konkurse pranimi, në format elektronik dhe zyrtarisht, brenda datës 16 gusht 2016, listën e aplikantëve që konkurrojnë në programet përkatëse të studimit”, përcaktohet në udhëzim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura