Testimi, rezultatet e provimit për 3789 mësues

Jan 6, 2016 | 15:13
SHPËRNDAJE
mesues ne testim
mesues ne testim

Shkelën rregullat e provimit, skualifikohen dhjetë mësues

Pikët e testit, 70% të peshës në garën për një vend të lirë

Përfundon faza e dytë dhe vendimtare për arsimtarët që duan të fitojnë një vend pune. Gazeta publikon pikët që kanë fituar 3789 kandidatët për mësues, që morën pjesë në testimin “Mësues për Shqipërinë”.

Rezultati i testimit është një nga faktorët përcaktues, por jo i vetmi për t’u punësuar. Pikët e testit kanë 70% të peshës në garën për punë. Shumatorja e tyre me pikët e dosjes që secili prej tyre i ka marrë, tashmë në Drejtorinë Arsimore përbëjnë totalin e pikëve me të cilat shpallet ose jo fitues. Por, mundësia e punësimit është në varësi të renditjes së tij dhe vendeve në dispozicion për çdo DAR/ ZA. Prioritet ka ai me pikët maksimale, i cili ka të drejtë të refuzojë deri në tre vende që i ofrohen nga komisioni i ngritur posaçërisht.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku u shpallën mbi 2 mijë vende bosh si rezultat i largimit të mësuesve pa arsimin përkatës e profilin e duhur, këtë vit Ministria nuk disponon një listë me vendet vakante. Të parat që shpallen të lira zihen automatikisht nga kandidati me pikët më të larta në profilin për të cilin kandidon. Në testimin që u zhvillua më 19 dhjetor të 2015-ës, dhjetë kandidatë janë skualifikuar, pasi shkelën një nga rregullat e provimit duke komunikuar apo bërë ndonjë shënim mbi fletën e testit. Përveçse janë larguar nga provimi, si pasojë e masës disiplinore, ato nuk kanë të drejtë të aplikojnë për një periudhë njëvjeçare në asnjë institucion arsimor.

Per te pare lajmin e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura