Testimi, mjekët prapë në protestë: Duam vendim të formës së prerë. Kalo, kolegëve: Mos kini frikë

Feb 26, 2015 | 11:54
SHPËRNDAJE

Edhe pse gjykata ka pezulluar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e infermierëve, bluzat e bardha kanë dalë sërish sot në protestë, duke kërkuar një vendim të formës së prerë.

Mjeket sot ne proteste

Të mbledhur bashkë, si edhe herët e tjera, mjekët kanë theksuar se kanë fituar vetëm fazën e parë të betejës, por jo të gjithën.

Mjeku Tritan Kalo ka kërkuar prej kolegëve të tij të mos kenë frikë, e të vazhdojnë betejën e nisur për kushte dinjitoze pune, page e luftë korrupsionit në shëndetësi, korrupsion që sipas tij nuk ka ngjyra partiake.

“Korrupsioni nuk bëhet duke ndërruar ngjyrën e tablës që shihni pas meje, nga blu në të kuqe, korrupsioni nuk vjen nga poshtë, po nga lart-poshtë e po kështu edhe luftohet, nga poshtë-lart bëhen ndryshimet sociale, dhe ne i përkasim shtresës së poshtme. Duke thyer frikën ne do të thyejmë hallkat që na pengojnë, për të arritur që të punojnë në kushte në të cilat meritojmë të punojmë e po ashtu edhe me pagat që meritojmë të paguhemi, e jo të diskreditohemi në raport me kolegët tanë në Europë, të cilës duam t’i bashkohemi”- tha Kalo.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi. “Fillimi i mbarë është gjysma e punës, por ka mbetur edhe gjysma për tu plotësuar”- tha ai. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura