Test psikologjik: Gjëja e parë që shihni në këtë foto do të zbulojë mënyrën se si bini në dashuri

Oct 27, 2021 | 23:58
SHPËRNDAJE

Për të parë se si bini në dashuri, mjafton të shikoni imazhin e mëposhtëm dhe të përpiqeni të kujtoni atë që patë fillimisht.

imazh

  1. Fytyra e një plaku

Nëse keni parë plakun, kjo do të thotë se jeni gjithmonë në kërkim të pamjes më të madhe në marrëdhëniet romantike. Ju pëlqejnë gjestet romantike, por këto nuk mjaftojnë që të dashuroheni.

Ju e kuptoni se një marrëdhënie kërkon kohë, energji dhe siguri për t’u vlerësuar. Nëse partneri i ofron këto emocione, atëherë do të jetë koha që ju të dashuroheni.

  1. Njeri me kalë

Pavarësisht se sa përpjekje ose vëmendje ju jep personi tjetër, ajo nuk mjafton që ju të rrezikoni zemrën tuaj … ende jo. Jeni në kërkim të vazhdueshëm për personin e duhur. Është mirë të jesh i përpiktë, por një këshillë: ndërsa kërkoni partnerin e duhur, ndoshta e keni humbur ose po e humbisni atë. Hapini sytë! Ndoshta tashmë keni dikë të veçantë pranë jush.

  1. Një vajzë e shtrirë

Vajza e shtrirë në një breg lumi do të thotë që jeni plagosur rëndë në të kaluarën. Ju ndiheni të frikësuar vetëm për të hyrë në një lidhje.

Të gjithë kemi pasur pjesën tonë të traumave të së kaluarës, por kjo nuk do të thotë se të njëjtat gjëra do të ndodhin patjetër edhe në të ardhmen. Është normale të jesh i kujdesshëm, por jo të mbyllesh plotësisht brenda vetes. Ka dashuri që zgjasin përjetësisht dhe ju duhet vetëm t’i besoni ato.

Burimi: Italia Feed

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura