Terrorizuan njerëzit brenda qendrës tregtare, dy shqiptarët kapen në Romë sapo dalin nga vila, i ‘tradhëton’ Mercedes A Class-i / EMRAT

Dec 6, 2019 | 20:15
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia e Romës, Itali. Hetimet nga ekipi i Romës për dy shqiptarë filluan në mes të nëntorit, për sulmin e kryer nga ata majin e vitit të kaluar në një bar kafe “A&B Mazana”, brenda një qendre tregtare të quajtur “Oslo” në Vlorë.

policia

Të dy burrat kishin tërhequr një grup njerëzish duke i terrorizuar me të shtëna me armë dhe kishin lënë të plagosur një tjetër.

Policia shqiptare kishte identifikuar si autorë shtetasit Igli Memaj, 31-vjeç dhe Gentjan Dautaj, 42 vjeç, të banues në Vlorë.

Falë bashkëpunimit të Policisë Shqiptare me atë të Romës, u arrit të gjurmoheshin shqiptarët, të cilët lëviznin me një Mercedes- A class, në Romës.

Policia mundi t’i lokalizonte në zonën midis Ardea dhe Aprilias, falë makinës së tyre, e cila ishte e parkuar jashtë një vile ku rreth drekës, së të martës dolën Igli Memaj dhe Gentjan Dautaj.

Pas arrestimit në bazë të ligjit shteti fqinj është duke përgatitur ekstradimine tyre drejt Shqipërisë.

Për të dy shqiptarët ishte lëshuar një urdhër arrest nga Gjykata e Vlorës më 8 gusht 2019. Mbi ta rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “vrasje e mbetur në tentativë në bashkëpunim” dhe “posedimi i armëve të zjarrit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura