Terrorizmi që nuk njohim

Nov 23, 2015 | 10:53
SHPËRNDAJE

zeno jahajZENO JAHAJ

Terrorizmin themi se e njohim. Njohim që jemi të atakuar për shkak se jemi pjesë- marrës dhe solidarë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Jemi, për më shumë se dhjetë vjetësh, aleatë me kontribute reale në luftën kundër tij. E kemi përfshirë në dokumente strategjike si pjesë integrale e sigurisë kombëtare. E shtjellojmë në media, libra, leksione e doktoratura. Dimë se terrorizmi nuk është një fenomen islamik dhe nuk ka asgjë të bëjë me një nga besimet fetare më të mëdha, më paqë- sore e më tolerante të njerëzimit.

Dimë se terrorizmi me origjinë botën islamike është një fenomen historik dhe jo doktrinor: terrorizmi me këtë origjinë daton vetëm 30 e ca vjet më parë, kur u sulmua Sinagoga e Vjenës, më 1981. Ndërkaq dimë se përgjatë dhjetëvjeçarit në vijim të atij sulmi, bota përjetoi 15 të tilla, për t’u dyfishuar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar e dhjetrafishuar në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të ri e për t’u kulmuar në nivel shpallje lufte me Shtatorin e 2001 ndaj SHBA-së dhe tani me Nëntorin 2015 ndaj Francës. Si ndodhi që ky besim fetar mijëravjeçar tolerant e paqësor u acarua pikërisht në brezin e fundit njerëzor? Mos është këndvështrimi, trajtimi dhe qasja e gabuar ndaj tij?

Nuk është krejt e rastit që radikalizimi i Islamit filloi pikërisht menjëherë pas ndë- rhyrjes ushtarake të ish-BRSS në Afganistan, më 1979. Mos është diferenca e shpejtësive politike, ekonomike e sociale të regjimeve që sundojnë vendet islamike me shpejtësitë astronomike me të cilat ecën Perëndimi fqinj? Mos pafuqia e brendshme e regjimeve politike islamiste kërkohet të kompensohet me urrejtjen fetare si ideologji politike dhe me terrorizmin si instrument ushtarak? Mos janë dhimbjet e lindjes së shtetformimit, kombformimit dhe identitetit në mes arabëve?

Ndoshta po troket ora që edhe popujt arabë të identifikohen si kombe e si shtete jo sipas vijave artificiale që i patën ndarë kolonizatorët europianë. E natyrisht ky proces do të ketë dhimbjet e veta. Le të kujtojmë, për shembull, se Ballkani nën otomanët qe thjesht një aneks i Perandorisë Osmane, por inicioi jo vetëm terror, por një luftë të tërë botërore për të formësuar shtetet e kombet që njohim sot. Në të kundërt të kësaj linje natyrale, terrorizmi sot përfaqësohet nga një “supershtet” apo kalifat, siç pretendon ISIS. Dhe prandaj terrorizmi sot jo vetëm që është veprues, por edhe në luftë të hapur, të shpallur, madje të institucionalizuar tashmë përmes kësaj krijese artificiale.

Për këtë arsye, ndaj një lufte të shpallur nuk ka zgjidhje tjetër veçse kthim vizite me të njëjtin protokoll, atë të forcës. Ajo çka nuk njohim është se ndaj kujt, ku dhe kur do të ndodhë goditja terroriste e radhës. Një “teori” na thotë se terrorizmi ka gjithnjë iniciativën dhe se nuk ka si ta dimë se ndaj kujt, ku dhe kur do të godasë. Jemi kësisoj përballë një fatalizmi që ushqen pikërisht mosnjohjen e terrorizmit. Madje jo vetëm fatalistë, por edhe në faj: autoritetet e Francës, shërbimi informativ, policia, ushtria janë jo pak fajtorë për befasinë strategjike ku u zunë nga terroristët, siç nuk ishin më pak fajtorë amerikanët në të njëjtën stinë të vitit 2001!

Terrorizmi që nuk njohim është që, jo vetëm të mos dish se ndaj kujt, ku dhe kur do të ndodhë, por edhe si do ndodhë goditja. Në Paris u godit periferia që të boshatisej qendra, ndërsa në atë shtator të largët amerikan u godit qendra që të trembej periferia. Në Paris u godit masa, por jo cilë- sia, në dallim nga SHBA-ja ku u godit cilë- sia, por jo masa. Ajo që duhet njohur më mirë është se terrorizmi ka tashmë një strategji, një kod operacional dhe taktika të zgjuara, pra, një art të përpunuar ushtarak.

Terrorizmi që nuk njohim është resursi njerëzor që rekruton e përdor terrorizmi. Përse, për shembull, vende të tilla si Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe apo Kuvajti me popullsi sunduese myslimane nuk vuajnë nga terrorizmi edhe pse janë mu në epiqendrën gjeografike të botës myslimane? Ndërkohë, vetëm në vitin 2013 më shumë sesa 80 për qind e humbjeve në jetë njerëzish nga terrorizmi në shkallë globale ndodhi në vetëm pesë vendet e afërta myslimane: Irak, Afganistan, Pakistan, Nigeri e Siri.

Duket se varfëria e tejskajshme, ashtu si edhe një pakicë që përvetëson tejskajshmërisht pasuritë kombëtare të ndërthurura me mungesën apo dobësinë e institucioneve janë terreni më pjellor që ushqen terrorizmin. E kjo ka lidhje drejtpërsëdrejti me një aksiomë të qëndrueshmërisë së zhvillimit e të sigurisë së kombeve: vlera e shteteve dhe kombeve matet nga vlera e shtresës së mesme.

Sipas vlerësimeve, shtresa e mesme në Gjermani përbëhet nga 2/3 e popullsisë, ndërsa në vende me demokraci fillestare ku renditet edhe Shqipëria, klasa e mesme përbën rreth 1/5 apo edhe më pak të popullsisë së vendit. Pra, në këta 20-25 vjet në Shqipëri është goditur pikërisht shtresa e mesme, kolona vertebrore që mban në këmbë shoqëritë në vendet demokratike, për t’u lënë hapësirë ekstremeve shumë të pasur dhe shumë të varfër. Politikat e mangëta apo mungesa e efektivitetit në këtë linjë përforcon ekstremet dhe dihet që ekstremet politike apo ekstremet e pasurisë apo të varfërisë pjellin ekstreme deri në terrorizëm.

Mjafton të kujtojmë se pikërisht në vendin tonë ky ekuacion ekstremesh, në vitin 1997 polli edhe terrorin shtetëror, edhe terrorin e rrugës. Më së fundi, terrorizmi që nuk njohim është mungesa totale e përgatitjes, harmonizimit dhe e ushtrimit real të strukturave përkatëse për të përballuar pa kaos situata emergjente që mund të prodhojnë një goditje terroriste. E uroj, por e dyshoj nëse ka një koordinim midis strukturave të policisë, ushtrisë, shërbimeve të specializuara etj., për të përballuar me sa më pak dhimbje goditje të tilla. Në këtë kuadër, biznesi që mbledh me mijëra të rinj e të reja të dehur nga mosha apo tifozllëku, në disko apo në stadiume, duhet të japë në fillim garancinë e sigurisë përpara garancisë për tatimet.

Ky biznes duhet të detyrohet të paguajë skenarë funksionalë për shpëtimin e jetës së njerëzve që grumbullon, skenarë e procedura standarde që imponohen e inspektohen nga shteti. Në themel, terrorizmi që nuk njohim është copëtimi i sovranitetit të shtetit me sovranitetin e institucioneve fetare të kishave e xhamive, gjoja në emër të tolerancës fetare. Terrorizmi që nuk njohim është kur kishat e xhamitë e toleruara shndërrohen në mënyrë të nëndheshme në Jeruzalemë kufijsh fetarë apo kombëtarë.

Terrorizmi që nuk njohim është mungesa apo paaftësia e një ligji integral të sovranitetit shtetëror brenda të cilit të mund të gjejë hapësirën e vet edhe pavarë- sia fetare e jo të ndodhë e kundërta.

*Specialist për çështjet e sigurisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura