Terroristët: Të sulmojmë Vatikanin dhe Izraelin me armët e shqiptarit

Apr 28, 2016 | 23:20
SHPËRNDAJE

Gjashtë xhihadistë të arrestuar për terrorizëm në trekëndëshin Lecco, Varese, Milano. Janë shumica maroken me shtetësi italiane, disa prej të cilëve kishin marrë urdhër të prerë për të goditur Italinë.

122056172-b71e8cb5-38ef-4d5d-9375-ef222ae97ce2

Policia italiane shkatërroi mëngjesin e sotëm një celulë terroriste teksa përgjimet e zbardhura që janë bërë gjatë hetimit, tregojnë se personi kryesor i kësaj celule është regjistruar duke thënë se do të “sulmonte Vatikanin dhe ambasadën e Izraelit, ndërsa armët do të ja siguronte një shqiptar, sepse në tregun e brendshëm nuk do të mund të gjente”.

122055569-f96f7ad1-e036-4f93-962c-b0e4be630dcd

“Për këta armiq betohem, se nëse më siguroni familjen, betohem se do të jem i pari që do të sulmonte Italinë kryeqtare, betohem se do të sulmoj Vatikanin, me vullnetin e Zotit” ka thene ai.

Në përgjimin e bisedës mes Abderrahim Moutaharrik dhe Mohamed Koraichi, të dy të arrestuar gjatë operacionit antiterrorizëm dëgjohet:

Moutaharrik shprehet se “dëshira ime është që të bëj një atentat në ambasadën e Izraelit, dhe kam kontaktuar me një shqiptar për të na siguruar armët pasi këtu nuk i gjen dot”.

Burimi: Repubblica.it

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura