Terrori me shpërthimet në Lazarat, kapet njëri nga 5 të rinjtë e shpallur në kërkim

Mar 27, 2015 | 20:50
SHPËRNDAJE

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga këtë të premte një nga pesë personat e shpallur në kërkim mbi ngjarjet e fundit në fshatin Lazarat. Sipas burimeve, i arrestuari është Thimjo Ceka. Operacioni për kapjen e tij është kryer nga Sektori i Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme.

Thimjo Ceka

“Thimjo Irakli Ceka, i datëlindjes 30.07.1995, lindur në Përmet dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më parë për vjedhje, person i shpallur në kërkim më datë 20.03.2015, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” parashikuar nga nenet 79/b, 25 e 22 dhe 278/4 i K. Penal”,- njofton policia. 

Sakaq, autoritetet bëjnë me dije se po vijon puna për kapjen e katër personave të tjerë të shpallur në kërkim, lidhur me sulmin me armë ndaj policisë, tentativë vrasje, shpërthime me tritol, ngjarje këto të ndodhura vetëm pak ditë më parë. Kohë kur Policia dhe RENEA bënë një operacion blic për të identifikuar parcelat e mbjella me hashash. 

Disa persona hapen zjarr mbi policine ne aksionin e fundit ne Lazarat

Në krye të operacionit ishte edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi.

Disa dite me pare, autoritetet njoftuan se kishin zbuluar grupin kriminal qe perhapi panik ne Lazarat. Duket se veprimtaria e pesë të rinjve është zbuluar edhe në sajë të “pakujdesisë”, pasi sipas Policisë së Gjirokastrës, veprimet me qëllime terroriste të tyre janë pasqyruar edhe në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura